"Dhuna ka filluar prej 30 korrikut", ish-bashkëshortja e Akil Gjakovës akuzon edhe prindërit e sportistit për “dhunë” ndaj saj - NACIONALE

"Dhuna ka filluar prej 30 korrikut", ish-bashkëshortja e Akil Gjakovës akuzon edhe prindërit e sportistit për “dhunë” ndaj saj

2 javë më parë

nga NACIONALE

Të shtunën, më 13 prill, Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar arrestimin e sportistit Akil Gjakova, i akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Avokatja e ish-bashkëshortes ka rrëfyer detaje ekskluzive të ngjarjes për Gazetën Nacionale, duke treguar se gruaja e Gjakovës ka pësuar “dhunë fizike dhe psikike” nga ish-bashkëshorti. Avokatja ka akuzuar për ushtrim të dhunës edhe prindërit e sportistit kosovar, ndërsa bëri të ditur se ka deponuar video-incizimet përkatëse në Prokurori. Nëna e Gjakovës ka mohuar akuzat për dhunë ndaj ish-bashkëshortes së saj, ndërsa gazetari i Nacionales ka konfirmuar se Gjakova aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Në lidhjes me rastin, gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi ka intervistuar Aurora Muhalxhën, avokaten e ish-bashkëshortes së xhudistit Akil Gjakova i cili po akuzohet për ushtrim të dhunës.

Ajo ka treguar se ish-bashkëshortja e xhudistit ka “mpirje të dorës, syrit dhe kokës” si pasojë e dhunës që dyshohet se ka ushtruar Gjakova.

“Më tregoj që ka mpirje të dorës dorës syrit dhe kokës për shkak të gjithë kësaj gjendje, për shkak se dhuna ka filluar prej 30 korrikut deri tash. Gjithë këta muaj i ka kaluar e vetme, pa ndihmën e askujt derisa e ka lajmëru dhunën nëpërmjet avokatit. Suela është në gjendje shumë të rënduar, është në gjendje ku me ka rënduar edhe mua me gjendjen e saj. Më herët e njoftuam edhe Emergjencën edhe strehimorja janë në pritje që Emergjenca t’ia japë ndihmën e parë”, tha ajo.

Më tej, avokatja ka treguar se ish-bashkëshortja e xhudistit i ka thënë se Gjakova kishte filluar procedurën e divorcit “por duke mos e ndarë bashkëjetesën faktike me të dhe duke pasë tortura psikofizike”.

“Këta kanë jetuar bashkë deri në ditën kur iu ka mbyllur dera. Ditën e shtunë. Këta kanë vazhdu me jetu së bashku dhe kjo e ka kuptu prej ftesës së Gjykatës se bashkëshorti i vetë prej muajit tetor veç e ka fillu procedurën e divorcit por duke mos e ndarë bashkëjetesën faktike me të dhe duke pasë tortura psikofizike gjatë gjithë këtyre muajve”, tregoi Muhalxha.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se përveç Gjakovës, Suela ka përjetuar dhunë edhe nga prindërit e xhudistit.

“Ka dhunë edhe prej personave tjerë në familje nga prindërit e tij, ka video-incizime të cilat sot i kam deponuar para Prokurores së rastit”, tha ajo.

Gazetari Krasniqi ka kontaktuar edhe nënen e xhudistit Xhakova për të marrë versionin e saj rreth rastit. E pyetur rreth pohimeve të avokates se “edhe prindërit e xhudistit Xhakova kanë ushtruar dhunë psikike ndaj ish-bashkëshortes”, ajo ka mohuar akuzat.

Ndërkohë, nëna e xhudistit i ka thënë Nacionales se Gjakova gjendet momentalisht jashtë vendit.

Për më shumë ndiqni storien e plotë:

Lajme të ngjashme