Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara - NACIONALE

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier duke iu referuar një letre të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në të cilën citohet ish-sekretarja e shtetit Madeline Albright, ka thënë se “shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara”, gjatë diskutimeve në Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Ai nënvizoi ndër të tjera se mungesa e përfshirjes së grave në proceset e paqes dhe negociatave, është një çështja fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta.

“E kemi një letër nga presidenti Biden dhe ai ka thënë se “mikja ime dhe ish sekretarja e shtetit Madeline Albright ka thënë një herë se shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe politikisht më të fuqizuara”. Ky është përfundimi i citatit. Kjo është e rëndësishme që gratë nëse nuk i përfshijmë gratë në proceset e paqes dhe të negociatave, është një çështje fundamentale e barazisë dhe mundësive të barabarta sepse jemi duke e lënë anash 50 për qind të popullatës, por po ashtu do të kemi një mundësi më të pa aftë…

Do të vazhdoj të citoj presidentin Biden si një diplomat…”Shoqëritë janë më të barabarta kur kemi një barazi gjinore. Sepse kur gratë janë të përfshira atëherë kemi në paqen dhe mbajtjen e paqes, atëherë kemi edhe rezultate më të qëndrueshme dhe kemi paqe më afatgjatë. Thjeshtë statuti i grave dhe i vajzave dhe stabiliteti i një shteti janë të lidhura ashtu’…Prej vitit kur është miratuar (Rezoluta) 1325 tani jemi në 2024, shifrat që i kam nga 2022, gratë kanë qenë vetëm 16 për qind (pjesë) e proceseve të paqes, të udhëhequra apo bashkë të udhëhequra nga UK-ja…Gjatë diskutimeve i shoh gjithë ato foto nga takimet për dialogun të mundësuar nga BE dhe shoh një mungesë të theksuar të përfaqësimit gjinor”, tha Hovenier.

Lajme të ngjashme