Trumpi i mbron të hyrat miliardëshe nga kriptovalutat: “Të gjithë po përfitojnë” - NACIONALE

Trumpi i mbron të hyrat miliardëshe nga kriptovalutat: “Të gjithë po përfitojnë”

56 minuta më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka mbrojtur fitimin e 1,2 miliard dollarëve nga aktivitetet e familjes së tij me kriptovaluta vitin e kaluar, duke thënë se “të gjithë po përfitojnë” nga qëndrimi i tij në pushtet.

Duke u nisur në fluturimin e parë në aeroplanin “Air Force One” të dhënë dhuratë nga Katari, presidenti amerikan i refuzoi kritikat se apo e e shfrytëzon pushtetin për t’u pasuruar vetë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“E dini pse jam duke fituar? Sepse tregu i aksioneve po ngrihet, të gjithë janë duke përfituar” – tha Trumpi para gazetarëve në Bazën e Përbashëkt “Andrews” afër Uashingtonit.

Republikani 80-vjeçar tha se fitimet e tij janë të vendosura në fonde të izoluara për t’u siguruar që ai të mos mund të ndikojë në politikat qeveritare për ta rritur pasurinë e vet.

“Unë nuk përfshihem në [financat] e mia personale, ne kemi fonde që i menaxhojnë paratë e mia. Unë kam bërë shumë të holla para se të bëhesha president dhe ata i investojnë paratë e mira e unë nuk flas me ta” – deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi gjithashtu këmbëngul se pasuria e tij është ndërtuar falë karrierës së mëhershme, pavarësisht faktit se të hyrat janë të lidhura me sipërmarrjet e kriptovalutave të nisura gjatë vitit të tij të parë në pushtet pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Nuk di nëse kam pasur karrierë më të mirë në politikë apo në biznes, por kisha karrierë të mrekullueshme në biznes dhe, e dini, i patë paratë dhe raportoni gjëra ndryshe. Pra, të gjithë po përfitojmë. Unë po përfitoj, sepse kam shumë para dhe shumë kesh” – tha më tej presidenti amerikan.

Sipas raporteve financiare të publikuara nga Zyra e Etikës Qeveritare e ShBA-së të martën, Trumpi mor gati 550 milionë dollarë nga lidhjet e tij me kompaninë e re, “World Liberty Financial”, vitin e kaluar./Nacionale

Lajme të ngjashme