“Nuk jam intervistuar”, “e pandehur”, a u mundua të mashtrojë Hajdari për intervistimin e saj në Prokurori? - NACIONALE

“Nuk jam intervistuar”, “e pandehur”, a u mundua të mashtrojë Hajdari për intervistimin e saj në Prokurori?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas tri orëve intervistimi, kur doli nga objekti i Prokurorisë Speciale ka thënë se nuk është intervistuar. Ajo bëri lojëra fjalësh, duke thënë se s'u intervistua.

Nuk kam qenë e intervistuar, bëhet fjale për rezervat shtetërore.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se do të japin përgjigjet pasi të qartësohet legjislacioni.

Kjo kërkon qartësi në legjislacionin në fuqi që është Ligji për Rezervën Shtetërore, Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe ligjet tjera, prandaj derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet.” – ka thënë ajo.

Por në fakt komunikata e Prokurorisë Speciale sqaron gjithçka. Aty thuhet se Ministrja Hajdari, u ftua të intervistohej në cilësinë e të pandehurës, për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, por që u mbrojt në heshtje.

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje.” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, skandali me rezervat shtetërore ishte shfaqur ekskluzifisht në Nacionale.

Lajme të ngjashme