Kurti i mëshoi prapë Thaçit për letrën rreth FSK-së në veri, por edhe Maqedonci i dërgoi KFOR-it “konfirmim me shkrim” - NACIONALE

Kurti i mëshoi prapë Thaçit për letrën rreth FSK-së në veri, por edhe Maqedonci i dërgoi KFOR-it “konfirmim me shkrim”

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

“Nuk e kuptoj pse e ka bërë Hashim Thaçi...ushtria jonë u nda gjeografikisht: këtu bën, këtu s’bën...kjo është më së keqti për ushtrinë”.

Iu kthye sërish letrës së 2013’ës së Hashim Thaçit për çështjen e dërgimit të FSK-së në veri – për ta shënjuar si të keqen zanafillore të problemeve të sotme të sigurisë në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën (i.e masazhën politike) e djeshme te Shkëlzen Gashi dhe Rron Gjjnovci, atë letër e quajti “shokun (tronditjen) më të madh” të vet në pozitën e kryeministrin të shtetit.

Por, ka edhe një hile...

Ma konfirmoi kohëve të fundit, me shkrim, Ejup Maqedonci”.

Para dy javësh, Komandanti i KFOR-it, Enrico Berduani, tregoi që për çështjen e (mos)dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në zonat veriore të vendit, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci me shkrim ka rikonfirmuar zotimit e famshëm – sipas pushtetit, famëkeq.

Ne mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013’ës për të mos u vendosur në veri të Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të FKOR-it. Ky zotim kohëve të fundit m’u konfirmua me shkrim nga (Ministri i Mbrojtjes, Ejup) Maqedonci, tha Berduani në RTK2 më 12 dhjetor, raporton Nacionale.

(11:45 - 12:01)

Kontekstualizim...

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit që u dezignua si terrorist nga autoritetet kosovare, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, qysh më 29 nëntor kishte kërkuar nga KFOR-i që të dërgonte ushtrinë në veri – vetëm për t’u refuzuar nga KFOR-i.

Se Forca Paqembajtëse e NATO-s, KFOR-i, kishte refuzuar kërkesën – qe konfirmuar nga Radio Evropa e Lirë përmes një përgjigjeje me shkrim.

"Komandanti i KFOR-it nuk ka dhënë një autorizim të tillë, bazuar në vlerësimin e tij të sigurisë dhe veprimet që tashmë janë ndërmarrë nga KFOR-i", pati thënë KFOR.

Kurti, ato ditë, në konferencë për media pati thënë se “e respekton” letrën e Hashim Thaçit, ndonëse do të donte të mos kishte qenë – dhe FSK-ne e vendosi të ruajë infrastrukturë jetike në zona të Kosovës qendrore.

Vetëm pas kësaj "kërkese" për dërgim të FSK-së në veri, del të ketë shkuar edhe "konfirmimi me shkrim" nga Maqedonci si formë rizotimi - që në lexim, vjen si ri-kërkesë për konfirmim nga KFOR-i.

Por, lajtmotivi: letra “famëkeqe” e Thaçit.

Kur e morëm atë letrën, që Thaçi 2013, ia pati dërguar Rasmusesin, që zotohet se FSK nuk do të shkojë në veri – dhe shumë probleme që kemi sot janë pasojë e asaj. Nuk e kam kuptuar asnjëherë justifikimin, arsyetimin për të – ajo ka qenë shoku i parë që kam përjetuar si kryeministër. Nuk e kuptoj pse është bërë”, tha Kurti mbrëmë.

Ushtria jonë u nda gjeografikisht: këtu bën, këtu s’bën. Kufi të brendshëm, tejet e papranueshme dhe e rrezikshme. Sepse policia nuk menaxhon kufi. Më së keqti kjo është për ushtrinë. Me vetë faktin se është dërguar njëanshëm, kjo ka inkurajuar elementet kriminale”, tha Albin Kurti.

Në fjalë të formuluara më jo-fatalae shprehet ministri Ejup Maqedonci: i cili s’e quan ndalesë por koordinim paraprak.

Kur vlerësohet se ka nevojë për pjesëmarrje, FSK-ja do të jetë atje (në veri) e kjo do të bëhet në koordinim me KFOR-in. Vlerësoj se FSK-ja ka mandat për të operuar në tërë territorin. Kërkesa për koordinim është çështje operacionale, e jo mandati. Nuk vihet në pikëpyetje apo mandati të jetë FSK-ja në veri, në pyetje është aspekti operacional dhe nevoja për koordinim”, ka thënë Maqedonci kohëve të fundit.

Lajme të ngjashme