Kurteshi i VV: Mes ambasadorit Hovenier dhe ministrit Sveçla, i besoj Sveçlës - NACIONALE

Kurteshi i VV: Mes ambasadorit Hovenier dhe ministrit Sveçla, i besoj Sveçlës

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Nuk kanë të ndalur deklaratat e çuditshme nga Sami Kurteshi, njeriu që përfaqëson VV-në në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Kurteshi, përveç faktit se hodhi kritika ndaj Listës Serbe, duke thënë se kjo e fundit me gjasë është organizatë terroriste, në një moment vlerësoi më tepër ministrin Sveçla se ambasadorin Hovenier.

Në pyetjen e gazetares se kujt duhet besuar më shumë, Kurteshi u përgjigj:

“Ata e kanë obligim në bazë të informatave që i kanë me vepru. Nuk ka informim absolut kurrkund në botë. As amerikanët nuk i kanë informatat absolute. Ka njerëz që i kanë mbajtë 34 vjet burg dhe janë liru të pafajshëm.

Unë e kam obligim t’i besoj institucioneve të Kosovës. Nëse nuk i besoj më shumë ministrit Svecla (se ambasadorit amerikan) atëherë ministri Sveçla duhet të japë dorëheqje", tha ndër të tjerash ai në Klan Kosova.

Kujtojmë se ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot gjatë ditës vlerësoi se kishte brengë ShBA-ja që nuk kishte kushte në këtë kohë për zgjedhje në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme