Sami Kurteshi: Me gjasë, Lista Serbe është organizatë terroriste - NACIONALE

Sami Kurteshi: Me gjasë, Lista Serbe është organizatë terroriste

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka hedhur kritika ndaj Listës Serbe.

Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, Kurteshi tha se me gjasë Lista Serbe është organizatë terroriste.

“Me gjasë, Lista Serbe është organizatë terroriste ose pjesë e organizatës terroriste… ata po duan të dëshmojnë se kontrollojnë në veri”, tha fillimisht ai.

Tutje, sipas tij, dështimi për të organizuar zgjedhje në atë pjesë të vendit nuk është thjesht i Kurtit.

“Dështimi për të organizu zgjedhje në veri është dështim i shtetit të Kosovës, jo i Kurtit!”, vazhdoi Kurteshi.

“Qëllimi i Serbisë është të bëjë analiza se a kanë të drejtë të jetojnë. S’ka nevojë për analizë (për zgjedhje).”, kurse pak më vonë tha: “Zgjedhjet duhet të mbahen. Është obligim.”

Në pjesën e fundit ndërkaq, ai shtroi edhe një pyetje: "A është Kosova fejld (ka dashur të thotë failed) state a nuk është?”

Lajme të ngjashme