Rrethohet nga Policia dhe EULEX-i me shirit hapësira e zyreve të KQZ-së
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë parë pranë zyreve të KQZ-së në veri të vendit.
Gazetarët e Nacionales, Halim Kafexholli e Miranda Shala janë duke raportuar nga vendi i ngjarjes.
Siç thonë ata, vendi ku ndodhi njëri prej shpërthimeve tashmë është rrethuar nga policët kosovarë dhe ata të EULEX-it.
Më poshtë mund të shihni edhe pamjet e siguruara, teksa bëjmë me dije se do të njoftoheni për çdo risi eventuale në kohë reale.
