Kurti kritikohet për përfshirjen në zgjedhjet në Zvicër: "Angazhohu për heqjen e sanksioneve"
Media zvicerane “20min.ch” ka raportuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të merr pjesë në formë mbështetje dhe fushate për Partinë Socialdemokrate të Zvicres (SP) në një panel diskutimi. Kjo gjë ka nxitur reagime të jashtëzkonshme të partive të tjera në Zvicër, e po ashtu kritika të shumta edhe në Kosovë.
Përzirja e kryeministri, Albin Kurti në zgjedhjet qendrore në shtetet e tjera, nuk po ndodhë për herë të parë.
Siç ishte raportuar, Kurti u përfshi edhe në zgjedhjet në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore e tash edhe në Zvicër.
Për politikanët e analistët e politikës në Kosovës, veprimi i Kurti dhe futja e hundëve në zgjedhjet në vendet e tjera është skandaloz si veprim dhe sjellje e papërgjegjshme.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka parë si skandaloz verpimin e Kurti për përzirje në zgjedhjet në Zvicër.
Çitaku i ka kërkuar Kurti që më parë të angazhohet për heqjen e sanksioneve që janë vendosur ndaj Kosovës nga BE-ja se të angazhohet për zgjedhje në vendet e tjera.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi. Skandaloz. Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova.” – ka shkruar ajo.
Po ashtu, analisti Imer Mushkolaj, ka kritikuar veprimin e Kurti.
“Pas Shqipnisë e Maqedonisë, Albin Kurti paska vendosë me u përzi edhe në zgjedhjet n'Zvicër. S'ka faj, i ka ndreqë krejt punët n'Kosovë.” – ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në Facebook.
I të njejtit mendim është edhe ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, i cili ka përmendur përzirjen e Kurti edhe në Maqedoninë Veriore.
Kasolli ka thënë se Kurti po i suspendon interesat e shtetit dhe po i përfaqëson ato të liderit të VV-së dhe sipas tij, kjo gjë është e rrezikshme.
“...Kurse aktualisht për shkak të sanksionimit të shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, Albin Kurti në vend kërkimit të mbështetjes diplomatike dhe shtetërore nga Zvicrra, për të ndikuar në suspendimin e tyre ndaj shtetit, angazhohet vetëm për siguruar aleanca personale dhe ideologjike nga formacione te veçanta politike në botën e jashtme. Ky suspendim i interesave të shtetit me atë të liderit dhe Lëvizjes është një precedent i rrezikshëm sidomos për vende si Kosova kur ende nuk e ka të konsoliduar shtetësinë e saj.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Për analistin Ilir Mirena ka thënë se Kurtit nuk do të ketë suksese në Zvicër siç e pati në Kosovë.
“Albin Kurtit n'Shqipni si dhezen kopallat, as n'Maqedoni, tashti po i provon kopallat edhe ne Zvicer. Veç te na, n'Kosove, i kane dheze...” – ka shkruar Mirena në Facebook.
Duhet të kujtojmë se në raportimin e mediumit zviceran, Kurti u krahasua me liderin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili po ashtu ishte përfshirë në zgjedhjet atje.
“Albin Kurti dhe kryetari i partisë së PS-së, Cédric Ëermuth, kanë mbajtur kontakte të ngushta që nga fundi i viteve 2000. Në vitin 2019 ata u shfaqën së bashku në një event të fushatës zgjedhore në Aargau dhe dy vjet më vonë PS-ja u bëri thirrje kosovarëve në Zvicër që të votojnë për partinë e majtë në pushtet të Kurtit Vetëvendosje. Në vitin 2023, Vetëvendosje dhe PS kanë nënshkruar edhe një deklaratë synimi dhe bashkëpunimi.” – thuhet ndër të tjera në raportimin e mediumit zviceran “20min.ch”.


