BE-ja publikon agjendën: Do të ketë takim Kurti-Vuçiq; Diskutohet për zbatimin e Marrëveshjes
Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar për takimin e 14 shtatorit mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë njoftim është publikuar edhe agjenda e takimeve.
Sipas njoftimit të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrit Kurti dhe me presidentin Vuçiq.
Takimet do të fillojë nga ora 09:00.
Pas këtyre takimeve, BE ka theksuar se do të ketë një takim të përbashkët trepalësh.
“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh.” – thuhet në njoftim.
BE ka treguar se takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe për çështje të tjera aktuale.
“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.” – thuhet në njoftimi.
Pas përfundimit të takimit, BE-ja ka bërë të ditur se Borell do të ketë një deklaratë për shtyp.
Ndërkohë, para takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, Kurti ka biseduar me me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa ka pasur një takim edhe me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht është takuar të martën me me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth në Kosovë.
Në takimin mes tyre është biseduar edhe për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit më 14 shtator në Bruksel.
Kurti ka pasur një bisedë telefonike edhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti ka bërë të ditur se me Esobarin ka biseduar për takimin, ku ka konfirmuar se është i gatshëm për negociata aktive gjatë takimit në Bruksel.
“Kisha një telefonatë me Escobar. Diskutuan rëndësinë e sigurimit të zbatimit të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t'u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e ShBA-së.” – ka shkruar Kurti në X (ish-Tëitter).
Kurti takohet me Vuçiq pas tensioneve të fundit që ishin parë në katër komunat veriore, për shkak të fillimit të punës së kryetarëve të rinj shqiptarë.
Që nga atëherë, BE-ja ka kërkuar de-eskalim të situatës dhe ka ftuar palët që të përmbahen.
Për shkak të situatës në veri të vendit, BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat po vazhdojnë të qëndrojnë edhe sot e ndoshta do të jenë edhe të enjtën kur do të mbahet takimi.
Mbetet të shihet se çdo do prodhojë takimi mes Kurti dhe Vuçiqit në Bruksel.




