Tahiri për Kurti-Vuçiq më 14 shtator: Kosova s’ka avantazh për shkak të masave të BE-së
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Abelard Tahiri, në deklarim për medie pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur të hënën, ka folur edhe për takimin më 14 shtator të kryeministri, Albin Kurti me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se Kosova në këtë takim nuk ka avantazh pasi vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE-ja.
“Përderisa jemi të sanksionuar kemi disa masa të vendosura nga BE e ShBA nuk mund të flasim për avantazhin e Kosovës. Nuk shkon Serbia e sanksionuar, por Kosova shkon e sanksionuar, ky është një dëm që Qeveria i ka shkaktuar Kosovës. Kurti në këtë proces e karakterizon një mos transparencë. Kosova vazhdoj rrugëtimin e saj të izoluar fatkeqësisht dhe në e kemi angazhimin që të ja shkurtojmë jetën kësaj Qeverie.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se nuk do të votojnë asnjë iniciativë të qeverisë në Kuvend.
“Çdo votim i yni do të ja zgjasë jetën kësaj qeverie. Nuk ka as edhe një arsye të vetme që ta ndryshojmë këtë qëndrim. Ne nuk e votojmë as një iniciativë në Kuvend të kësaj Qeverie, asnjë marrëveshje ndërkombëtare asnjë ligj as rezolutë asgjë tjetër.” – ka thënë ai.
