Takimi më 14 shtator: Amerika e Gjermania angazhohen para takimit Kurti-Vuçiq - NACIONALE

Takimi më 14 shtator: Amerika e Gjermania angazhohen para takimit Kurti-Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë mbetur edhe dy ditë nga takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Para takimit që do të mbahet më 14 shtator, Kurti ka biseduar me me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, teksa ka pasur një takim edhe me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth. Çka u fol mes tyre?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fillimisht është takuar të martën me me Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth në Kosovë.

Në takimin mes tyre është biseduar edhe për takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit më 14 shtator në Bruksel.

“Gjatë bisedës u diskutua rreth reformave të Qeverisë, situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave, si dhe për rrugëtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndërsa, gjermani Michael Roth në rrjetin e tij social X, ka thënë se Kurti duhet ta pranojë që e ardhmja është multietnike dhe se duhet të ketë përparim mes Kosovës dhe Serbisë

“Më në fund kemi nevojë për një përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit kryeministër Albin Kurti për angazhimin e qartë ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave europiane. E ardhmja e kufijve të sigurt është multietnike. Duhet ta pranosh edhe këtë.” – ka shkruar ai.

Përveç me takimin me gjermanin Roth, Kurti ka pasur një bisedë telefonike edhe me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kurti ka bërë të ditur se me Esobarin ka biseduar për takimin, ku ka konfirmuar se është i gatshëm për negociata aktive gjatë takimit në Bruksel.

“Kisha një telefonatë me Escobar. Diskutuan rëndësinë e sigurimit të zbatimit të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të saj. Konfirmova gatishmërinë time për t'u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e ShBA-së.” – ka shkruar Kurti në X (ish-Tëitter).

Këto janë veç disa takime si përgatitje para takimit me Vuçiqin.

Ndërkohë, Kurtit kohë më parë kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet që të kenë mundësinë që të negociojnë nga pozicione të barabarata.

Siç thoshtë Kurti, Kosova nuk është e barabartë pasi ndaj Kosovës janëv vendosur sanskione nga BE-ja.

“Të dyja palët (Kosova dhe Serbia) duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian (BE),” – kishte thënë kryeministri Kurti.

Ndërkaq, këto sanksione nuk janë hequr akoma, pavarësisht thirrjeve të krerëve të shtetit që BE-ja t’i largojë ndëshkimet.

Bile, Kurti kishte pranuar se sanksionet po e dëmtojnë Kosovën.

E mos-heqja e sanksioneve lë të kuptohet se Kosova nuk është palë e barabartë në takimin e 14 shkurtit.

Në anën tjetër edhe partitë opozitare, e kanë kritikuar Qeverinë Kurti dhe qasjen e tyre karshi dialogut me Serbinë.

Sipas tyre Kosova do të jetë në disavantazh në këtë takim si pasojë e masave.

Ndryshe, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqi pritet të mbahet pas disa mujave tensione në pjesën veriore të Kosovës.

Lajme të ngjashme