“Tërësisht e gabuar”: Kritika të ashpra për përfshirjen e Kurtit në zgjedhjet zvicerane, krahasohet edhe me Erdoganin
Media zvicerane “20min.ch” ka raportuar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të merr pjesë në formë mbështetje dhe fushate për Partinë Socialdemokrate të Zvicres (SP) në një panel diskutimi, dhe se tashmë kritikat ndaj një gjëje të tillë kanë shpërthyer nga Partia Popoullore Ziverane (SVP). Paraqitja e Kurtit është quajtur edhe "tërësisht e gabuar" dhe "përzierje në zgjedhjet e një shteti të huaj".
Media zvicerane raporton se rreth 35 mijë qytetarë zviceranë kanë dy-shtetësi, kosovare dhe zvicerane, dhe se votuesit me rrënjë nga gadishulli ballkanik janë në interesin e posaçëm të partitë zvicerane – e në veçanti tash në prag të zgjedhjeve nacionale në ardhje më 22 tetor.
Partia Socialdemokrate, siç raporton media zvicerane, tashmë ka shkuar një hap më tej duke e përfshirë ndihmën e vetë kryeministrir kosvoar, Albin Kurti. Për Kurtin raportohet se do të merr jesë në një panel diskutimi të SP-së më Cyrih gjatë muajti shtator dhe se tashmë një gjë e tillë ka zgjuar diskutime dhe kritika të ashpra.
“Albin Kurti dhe kryetari i partisë së PS-së, Cédric Wermuth, kanë mbajtur kontakte të ngushta që nga fundi i viteve 2000. Në vitin 2019 ata u shfaqën së bashku në një event të fushatës zgjedhore në Aargau dhe dy vjet më vonë PS-ja u bëri thirrje kosovarëve në Zvicër që të votojnë për partinë e majtë në pushtet të Kurtit Vetëvendosje. Në vitin 2023, Vetëvendosje dhe PS kanë nënshkruar edhe një deklaratë synimi dhe bashkëpunimi”, raporton “20min.ch”.
Një zëdhënës i Partisë Socialdemokrate Zvicerane ka thënë se paraqitja e Kurtit “është me rëndësi të veçantë për diasporën kosovare me pasaportë zvicerane”.
Por, kjo përfshirje e drejtpërdrejtë e Kurtit s’është mirëpritur gjithkund.
“Fakti që Kurti tani po bën fushatë për PS-në në rolin e tij si lider i partisë së majtë është tronditës”, tha kandidati i Këshillit Kombëtar dhe presidenti i FDP-së së Cyrihut me rrënjë në një fshat shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Përparim Avdili. Gjithashtu është patronizues ndaj zviceranëve me rrënjë në Kosovë, tha ai. “Ata janë në aftë të marrin vendimin e tyre zgjedhor pa u thënë një politikan kosovar për kë të votojnë”, shpjegon Përparim Avdili.
Sekretari i Përgjithshëm i SVP-së dhe Këshilltari Kombëtar Peter Keller madje e përshkruan paraqitjen e planifikuar të Kurtit si "plotësisht të gabuar". “Zvicra nuk duhet të ndërhyjë në fushatat zgjedhore të huaja dhe vendet e huaja nuk duhet të ndërhyjnë në fushatën zgjedhore zvicerane”, thekson Keller.
Madje është ngrerë paralele edhe mes përfshirjes së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në zgjedhet zvicerane me këtë të tanishmen të Kurtit.
Dallimi me Erdoganin është se Kurti është "një fener demokracie në një rajon ku autokratët janë në rritje" thotë bashkë-presidenti i PS-së Cédric Wermuth, i cili do ta pres Kurtin.
Paraqitja e Kurtit nuk pritet të ketë efekt të çmendur në vota, sipas 20min.ch. PS-ja thekson se merr shumë vota nga diaspora kosovare “sepse prej shumë vitesh kemi bërë fushatë për njerëzit me prejardhje migrante në të gjitha nivelet”.