Osmani nga takimi i Brdo Brijunit: Kryetemë ishte integrimi evropian - masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të takimit të liderëve të Ballkani Perëndimor në samitin e Procesit të Brdo Brijunit që u mbajtë të hënën në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Osmani ka thënë se kryetemë në takimin e sotëm ka qenë integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Përndimor.
“Synojmë që të ecim përpara, ka ardhur koha që të shohim hapa konkretë nga Bashkimi Evropian sa i përket procesit të anëtarësimit të shteteve demokrate të Ballkanit Perëndimor. Siç e kemi parë në procesin e liberalizimit e vizave, është dëshmuar se kur edhe plotësohen kriteret, përgjigjet e BE-së janë të vonshme.” – ka thënë ajo.
Osmani ka theksuar se takimi ka qenë më konstruktivi që ka qenë ndonjëherë.
“Diskutuam për hapa konkretë se si mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Në përgjithësi ka qenë takimi më konstrukitv i Procesit Brdo Brijunit që e kemi pasur ndonjëherë. Nuk ka pasur mosdakordim për temat e propozuar në deklaratë, një propozim për specifikuar rreth përshpejtimit të integrimit të Bashkimit Evropian. Pak a shumë integrimi evropian ishte kryefjala e gjithë këtij takimi dhe synimet që të ecim sa më përpara në këtë proces.” – ka thënë Osmani.
Me tej, ajo ka folur edhe për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të cilat kanë thënë se janë joproporcionale, teksa ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Krocia që të iniciojë largimin e masave ndaj Kosovës.
“Unë i kam diskutuar në takime bilaterale që kisha në radhë të parë me presidentin Pendarovskin ku e informova për hapat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë për shtensionim të situatës dhe sfidat që po përballemi. Gjithashtu me presidentin Milanoviq diskutuam mbi të gjitha që BE-ja që t’i largojë masat në raport me Kosovën që nuk janë proporcionale. Presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fortë si Kroacia të ndërmarrë hapat e parë për të iniciuar largimin e këtyre masave.” – ka thënë Osmani.