Profesori amerikan: S`duhet të presim shumë nga takimi në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq përfitojnë nga kriza në veri - NACIONALE

Profesori amerikan: S`duhet të presim shumë nga takimi në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq përfitojnë nga kriza në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph, nuk ka pritje të mëdha nga takimi Kurti-Vuçiq, i cili pritet të ndodh më 14 shtator.

Ai ka bërë me dije se do të befasohej nëse do të kishte ndonjë përparim në proces.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Joseph ka thënë se Brukseli në këtë takim duhet ta kujtojë se ka një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të zbatohet.

Nuk mendoj se mund të presim shumë përparim. Kjo nuk do të thotë se nuk ka mundësi për asnjë përparim, por, thjesht, nuk duhet të kemi pritje shumë të mëdha. Do të befasohemi këndshëm, nëse do të ketë përparim. Ajo që është e rëndësishme të dalë nga ky takim, është. Është e rëndësishme për BE-në që të ndalojë së foluri për dialogun, sepse ka një marrëveshje, një marrëveshje që ka ofruar Brukseli dhe që është arritur në shkurt. Ka, po ashtu, një aneks që i adreson të gjitha çështjet e zbatimit të saj, [për të cilin është rënë dakord në Ohër]. Dhe, është e rëndësishme që BE-ja t’i kthehet asaj dhe t’i kujtojë palët se - sipas vetë BE-së dhe SHBA-së - janë të detyruara ta zbatojnë”, ka thënë profesori amerikan.

Duke e komentuar situatën në veri, ai ka thënë se nga tensionet atje politikisht përfitojnë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nga kriza, sipas tij, humbin qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë.

Po ju them se kush nuk përfiton dhe ata janë të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri: serbë, shqiptarë, boshnjakë... Ata sigurisht që nuk përfitojnë. Por, përfitojnë të gjithë ata që janë përfitues të status quo-së. Ata përfshijnë strukturat në veri, të cilat përfitojnë nga fakti që nuk ka sundim të qëndrueshëm të ligjit në zonë. Politikisht, unë do të thosha se Aleksandar Vuçiq përfiton nga gjithçka që e pengon ta zbatojë marrëveshjen që SHBA-ja dhe BE-ja thonë se e ka pranuar. Kurti sigurisht përfiton, sepse presioni tani është vetëm për hapat e shtensionimit [të situatës në veri], dhe jo te çështja e Asociacionit", është shprehur ai.

Lajme të ngjashme