A i konvenojnë VV-së zgjedhjet e parakohshme? - NACIONALE

A i konvenojnë VV-së zgjedhjet e parakohshme?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pati një fitore spektakolare në zgjedhjet e fundit por gjithashtu telashe të mëdha në qeverisje, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe diplomacisë. Duket nga mënyra e qeverisjes që partia nuk kishte kapacitet të mjaftueshme profesionale me eksperiencë me qeverisë e vetme. Andaj përgjegjësia dhe bara e madhe që mbanë me gjithë këtë pushtet e shumicë në parlament dhe qeveri po e dëmtom çdo ditë e më shumë.

Qeverisja është e ngulfatur. Afera me libra së fundmi është shembulli më i mirë pse VV nuk është mirë me vazhdu me qeverisë vet dhe pse duhet me nda përgjegjësinë me tjerët. Rasti i rezervave, avanturat me sigurinë kombëtare në veri, marrëdhëniet e prishura me SHBA, Francë e Gjermani.. janë disa fakte të forta që sugjerojnë ndryshimi mund të jetë pozitiv dhe i domosdoshëm.

Nuk pritet asnjë ndryshim pozitiv në periudhën e ardhshme dhe VV sa më gjatë të qëndroj në pushtet do të bie në përqindje më shumë. Nëse dëshiron me e zhvlersuar një parti politike në Kosovë, fute në qeveri. Nevojat maksimale, mundësitë minimale e bëjnë të dështoj dhe bie përkrahja për ta. Nëse qeverisë vet, bara dhe goditja është edhe më e madhe. Kjo po i ndodhë VV-së momentalisht. Ajo u rrit aq shumë saktësisht pse u privua gjatë të jetë në pushtet dhe mbeti opcioni i vetem i paprovuar nga qytetarët. Tash po ndodhë një proces i kundërt.

Shtoja pozitën momentalisht të keqe në veri me krytarët e ngujuar e izoluar në komuna, punësimin e vazjave nga kryetarët në komuna dhe e kupton që diçka duhet ndryshuar pa vonesë. Masat dhe sankcionet ndërkombëtare, marrëdhëniet e këqija me SHBA dhe vendet kryesore Europiane janë indikatorë tjetër që zgjatja e pushtetit apo qeverisjes për VV në këtë fazë është e dëmshme për të. Kjo shifet nga Marsi. Ska nevojë me përmend asociacionin.

Zgjedhjet e reja nuk nënkuptojnë humbje për VV. Nëse mbahen brenda 2-3 muajve, VV mesiguri del e para përsëri.. e për më vonë nuk di çfarë mundet me ndodhë. Dallimi fundamental është se nga zgjedhjet e reja, VV e konfirmon gjendjen e saj në elektorat, dhe sidomos me rëndësi, nuk qeverisë dhe mbanë të gjitha përgjegjësitë vet se nuk do i fitoj mbi 35% tash këtë vit e ndoshta vetëm nën 30% pas një viti. Futja e një partneri kredibil pas zgjedhjeve në koalicion, nënkupton që bara do ndahen por edhe potenciali për gabime ulet. Ka mundësi me mendu rreth pozitave dhe funksioneve që dëshiron t'i mbajë për vete dhe çfarë të ndajë me tjerët.

Nuk ka asgjë të keqe apo kontraverze me pas zgjedhje të parakohëshme. Ato konfirmojnë legjitimitetin, krijojnë mundësinë e ndarjes së përgjegjësisë me ndonjë partner tjetër si dhe zgjedhjen e institucioneve që dëshiron t'i drejtoj. Vazhdimi i status quo nënkupton vazhdim të rënies dhe rritje të mëtutjeshme të opozitës peiudhën e ardhshme. Nëse këto argumente qëndrojnë, VV ka interes të shkoj në zgjedhje. Edhe opozita po e kërkon këtë. Është një situatë win-win.

Lajme të ngjashme