Kosova po ‘zbrazët’ nga infermierët, dhjetëra të rinj zgjedhin Holandën në vend të SHSKUK-së
Rreth 20 të rinjë kosovarë gjatë ditës së enjtë janë nisur drejtë Holandës. Atje, këta të rinjë do të punojnë në infermieri. E kjo po bëhet nga kompanitë të cilat kanë zgjedhur që t’i rekrutojnë inferimerët e ri kosovarë. Por në fakt, çka po bën Kosova për rekrutimin e tyrë në institucionet publike kosovare?
J. Krasniqi thotë se po i bën gati formularët e dokumentet e nevojshme që të shkojë në Gjermani për ta ushtruar profesionin e saj.
Në një bisedë për Nacionalen ajo tregon pse po e zgjedhë Gjermaninë në vend të Kosovës.
“Këtu po duhet me pritë gjatë për konkurse. Ne kemi infestu shumë për me e kry shkollimin. Thënë drejtën kushtet financiare por edhe paga e ulët edhe nëse punojmë këtu, kanë qenë nismë që unë t’I nisë procedurat për jashtë vendit. Edhe prindërit e mi e kanë pritur pak me skepticizëm këtë veprim timin. Por kushtet janë këto,”- i tha Nacionales kjo e re derisa po priste që t’ë futej në ligjeratat e njërës nga qendrat për mësimin e gjuhës gjermane në Prishtinë.
E përveç Gjermanisë, edhe Holanda po ofron kushte të kënaqshme për profesionistët e rinjë shëndetësor të Kosovës.

Bursa e paga të majme po ofrohen nga ky shtet.
“Një burse në vlerë 950 euro dhe një pagë 800-85- euro ku përfshihen një ditë shkollë, dy ditë praktike e dy ditë punë. Diplomë ndërkombëtare në një ndër shtetet me mjekësinë më të zhvilluar. Shpenzimet e kursit të gjuhës holandeze,”- thuhet në njoftimin e njërës nga Agjencitë që po e mundëson rekrutimin e infermierëve.

E krejt shpenzimet ky Agjencion thotë se ia kryen vet studentëve Kosovar të degës së infermierisë.
Sindikata e Infermierëve: Po e përciellim me shqetësim të madh largimin e infermierëve
Nga Sindiakta e Profesionsitëve shëndetësor thonë se me shqetësim të madh po e përciellin këtë largim të kategorisë jetësore për mbarvajtjen e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Nga kjo SIndikatë kanë dhënë të dhëna të frikshme për numrin e inferimerëve që pritet të largohen gjatë këtij viti nga Kosova.
“…janë vetëm disa nga mbi 1500 infermierët në përgatitje që do të largohen gjatë vitit 2023. Padyshim që meritojnë një vëmendje institucionale, mirëpo edhe përpjekje serioze dhe maksimale për ta ngadalësuar këtë tred” kanë deklaruar në vazhdimësi nga kjo Sindikatë.
Edhe mosha mesatare e atyre që poi kun nga institucionet publike shëndetësore po del të jetë e frikshme.
“Janë pikërisht infermierët me përvojë të gjatë të punës dhe ata nën moshën 45 vjeç, ndërsa në përgjithësi infermierët kualitativ dhe me eksperiencë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj, ndërsa ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga Klinikat dhe QMF, pavarësisht mungesës së mjekëve”.
Tre inferierë largohen nga Ortopedia e QKUK-së
E në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës vërehet më së shumti mungesa e infermierëve.
Në Klinikën e Ortopedisë së këtij institucioni, muaji shkurt do t’I numërojë tri infermiere më pakë. Ato brenda muajit janar e kanë lëshuar punën në këtë institucion publik shëndetësor.
Drejtuesi i kësaj klinike, Gani Jashanica I tha Klan Kosovës se janë në mungesë prej 20 infermierësh teksa theksoi se kushdo që ka dalë në pension apo edhe ka vdekur nuk është zëvendësuar asnjëherë numri i punonjësve në të tilla raste
Të pakënaqur me Ligjin e Pagave
Si tejet të ulët po e konsiderojnë vlerën e koeficientit infermierët kosovar.
Përmes një komunikate për medie nga Oda e Infermierëve janë shprehur se asnjë nga kërkesat e tyre lidhur me kategorizimet nuk janë marrë parasysh derisa vlera e “koeficientit është tejet e ulët”.
"KD i OIK apelon për të fundit herë tek Qeveria e Republikës së Kosovës që krahas ekzekutimit të pagave sipas Ligjit të ri, të mos ndërpresë në asnjë mënyrë shujtat dhe shtesat e tjera. Përndryshe, pakënaqësitë e mëdha brenda komunitetit nga trajtimi i pabarabartë sipas niveleve të shkollimit dhe vlera e ulët e koeficientit do të na shtyejë të kërkojmë veprime ligjore kushtetuese që mund të vënë në pikëpyetje edhe vet Ligjin,"- thuhet në komunikatën e OIK./Nacionale.com/


