"Jo 1 milion, po 10 milionë euro me mi dhanë nuk më vynë gjo", Naser Pajazitaj tregon nëse do të kërkojë dëmshpërbim nga shteti i Kosovës - NACIONALE

"Jo 1 milion, po 10 milionë euro me mi dhanë nuk më vynë gjo", Naser Pajazitaj tregon nëse do të kërkojë dëmshpërbim nga shteti i Kosovës

10 muaj më parë

nga Gentiana Hasani

“Jo një million, po as 10 milionë euro me mi dhanë nuk më vynë gjo” – janë fjalët e para të Naser Pajazitajt, në rrëfimin e tij për Nacionalen. I njejti u akuzua e u mbajt në burg, në lidhje me vrasjen e Donjeta Pajazitajt. Por së fundmi i njëjti është liruar dhe po kërkon dëmshpërblim nga shteti.

“Avokat e kanë ba një kërkesë për konpenzim. Nuk e di hala, saktë çka kanë bë. Por ato para num më vlejnë asgjë as mua, as familjes time, qy sot shoqen e kom në depression psiqik, fëmijët qashtu. Fëmijëve ju ka ndalë shkolla. Miliardat me mi dhanë, fëmijëve që iu ka ndalë shkolla e që kanë qenë shembullor nuk mi lajnë. Kjo është turp”- është shprehur Pajazitaj.

Tutje Pajazitaj është shprehur se është akuzuar pa asnjë argument, duke thënë se “nuk kam hak e as hile në këtë punë”.

Rrëfimi:

Kujtojmë se Naser Pajazitaj ishte i akuzuari kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt. U lirua nga burgu më 6 prill. Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas, Apeli e dënoi me 35 vjet burgim.

Lajme të ngjashme