Tragjedia e familjes Pacolli: Këto janë fjalët e para të Shkëlqimit që i mbijetoi aksidentit
U nisën për në Kosovë ku kishin planifikuar ti kalonin muajt e verës pranë më të dashurve të tyre. Por fati për familjen Pacolli nga Prishtina ishte i trashtë. Naim Pacolli bashkë me gruan e dy djemtë kishin vite që po jetonin në Norvegji. Naimi bashkë me djalin e tij Shkëlqimin kishin një javë që kishin ardhë në Kosovë. E gruaja me djalin e vogël erdhën të shtunën me aeroplan përmes aeroportit të Shkupit. Derisa kryefamiljari, bashkë me djalin e madh shkuan t’i marrin Meritën e djalin tjetër. Por rruga e kthimit ishte tragjike për këtë familje. Ata u goditën nga një veturë dhe ranë në Lumin Lepenc në afërsi të Shkupit.
Për Nacionalen, vëllai i Meritës së ndjerë, Afrimi ka rrëfyer rreth këtij rasti tragjik.
“Lajmin e kam marrë nga një polic i Maqedonisë një shqiptar. Në punë kamë qenë, përmes Facebook-ut më ka gjetë e më ka kontaktu. Më tha që Shkëlqimi është në spital. Dojke mos mem tregu krejt se çka ka ndodhë. Më tha që ka ndodhë aksident, janë në lum të tre familjarët. Hala nuk dihet fati i tyre. Menjëherë rreth orës 19:00 kam marrë rrugën për në Shkup. U nisa për me shku në spital tek Shkëlqimi. Por rrugës e pas ku ka ndodhë ngjarja, u ndala menjëherë aty. Pritsha ndonjë lajm.”- rrëfeu Afrimi.
Ai tregon se si ka qëndruar rreth 30 orë në vendin e ngjarjes derisa janë nxjerrë familjarët e tij nga lumi.
“Deri kur kam shku aty shumë kam pas shpresë. Por kur e kam pa lumin, pak shpresë kam pasë. Rreth 30 orë kam qëndrua aty derisa u gjet kerri, dhe fatkeqësisht kufomat. Në veturë kishin qenë të lidhur. Shkëqimi nuk po mundet me kuptu as vet. Po thotë që na ka rrokë një veturë. Kur kemi ra në lum, ka fillu mu mbushë me ujë, edhe veç kur e kam pa vetën jashtë”.
Vëllai i Meritës tashmë të ndjerë rrëfen edhe për gjendjen shëndetësore të nipit të tij që i mbijetoi kësaj tragjedie.
“Nonstop është me mendje tek familja. Edhe kur i kanë nxjerrë prej ujit, ai nonstop u ka thanë që vetura ka shku në atë pjesë. Tash e ka kuptu se çfarë ka ndodhë. E ka pritë shumë rënd. Nonstop i përmend familjarët. Vëllain e vogël 16-vjeçar nonstop e përmend, për ta është shumë duke i përmend t’u thanë t’isha kanë unë në vend të tij”, thotë tutje ai.
E një datë të përbashkët me Meritën- motrën e tij të ndjerë, Afrimi thotë se nuk do ta harrojë kurrë.
“Shumë kujtoj nga Merita motra ime. E kam pasë ni datëlindje me të. Nuk e kam pas veç motër por edhe shoqe. Kam qenë shumë i lidhur me të. Po nuk deshi Zoti që me vazhdua më shumë. Ka me pas shumë dhimbje. “
Trupat e tri viktimave të kësaj tragjedie ende gjenden në Shkup. Pritet që sot të sillen në Kosovë për procedurat e varrimit.