Vetëvendosje ia rimerr PDK-së mandatin, kalon sërish në 52 ulëse
Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar sërish në 52 mandate të projektuara, pasi në përditësimin e fundit të rezultateve preliminare i ka rimarrë Partisë Demokratike të Kosovës mandatin që kjo e fundit e kishte rikthyer përkohësisht gjatë procesit të numërimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në përditësimin e fundit janë procesuar 102 nga 223 njësi të votave me postë, apo 45.74 për qind e tyre. Ky përditësim ka ndikuar në lëvizjen e mandateve, duke e ngritur Vetëvendosjen në 52 ulëse, ndërsa PDK-ja ka zbritur në 22 mandate.
Votat me postë
| Subjektet Politike | Kandidatët |
|---|---|
| Lëvizja VETËVENDOSJE! | 69.60% 26,785 Vota |
| LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK | 14.53% 5,593 Vota |
| PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK | 8.57% 3,300 Vota |
| AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS | 5.26% 2,024 Vota |
Në rezultatin e përgjithshëm preliminar, ku janë procesuar 2,647 nga 2,857 vendvotime, apo 92.65 për qind, Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 45.52 për qind, përkatësisht 345,220 vota.
PDK-ja renditet e dyta me 20.11 për qind, apo 152,502 vota, ndërsa LDK-ja është e treta me 17.12 për qind, përkatësisht 129,863 vota.
AAK-ja, sipas këtyre të dhënave preliminare, ka 6.92 për qind apo 52,499 vota, me 7 mandate të projektuara.
Rezultatet e përmbledhura*
| Subjektet Politike | Kandidatët |
|---|---|
| Lëvizja VETËVENDOSJE! |
52 Ulëse*
45.52%
345,220 Vota
|
| PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - PDK |
22 Ulëse*
20.11%
152,502 Vota
|
| LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS - LDK |
19 Ulëse*
17.12%
129,863 Vota
|
| AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS |
7 Ulëse*
6.92%
52,499 Vota
|
Ndryshimi më i fundit në ndarjen e mandateve lidhet kryesisht me votat me postë, kategori në të cilën Vetëvendosje po prin bindshëm. Nga 102 vendvotime të procesuara deri më tani, LVV ka marrë 69.60 për qind të votave me postë, apo 26,785 vota.
LDK-ja renditet e dyta në votat me postë me 14.53 për qind, përkatësisht 5,593 vota, ndërsa PDK-ja është e treta me 8.57 për qind, apo 3,300 vota. AAK-ja ka marrë 5.26 për qind, përkatësisht 2,024 vota.
Mandati i fundit mes Vetëvendosjes dhe PDK-së ka ndryshuar disa herë gjatë përpunimit të votave me postë.
Megjithatë, rezultatet mbeten preliminare deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë nevojiten të paktën 61 vota.