Mungesa e mjekëve/ SHSKUK shpall konkurs për dy specialist për klinikën e ORL-së
Gjatë këtij viti disa mjekë të Klinikës së Otorinolaringologjisë kanë lënë QKUK-në. E si pasojë e mungesës së profesionistëve, kjo klinikë tashmë ka shpallur dy pozita të lira për specialistë të ORL-së.
Mjekët të cilët vendosin të punojnë në klinikën e ORL-së do të kenë koeficient të pagës 8.4 me rreth 40 orë në javë pune.
Sipas njoftimit kandidatët e interesuar duhet të paraqesin diplomën e Fakultetit të Mjekësisë, Licencën e Specialistit të ORL-së, ndërsa përparësi kanë kandidatët me trajnime të veçanta.
Dokumentin e plotë të konkursit e gjeni duke klikuar KËTU.