Kosova ka ‘SOFA’ me ShBA moti, Kurti zotohet për ‘me më shumë shtete’, e përdredh si ‘për anëtarësim në NATO’ - NACIONALE

Kosova ka ‘SOFA’ me ShBA moti, Kurti zotohet për ‘me më shumë shtete’, e përdredh si ‘për anëtarësim në NATO’

1 vit më parë

nga Xhezair Dashi

Kosova ka marrëveshje “SOFA” (Status of armed forces) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – të ratifikuar në Kuvend të Kosovës më 2012 – të nënshkruar bilateralisht: me firmën e ish-kryediplomatit, Enver Hoxhaj.

E saktësisht “SOFA”-t i pati kryepremtim zgjedhor “si hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, kandidati nga Vetëvendosja për kryeministër të vendit, Albin Kurti.

Dyfishimi i rrjeteve të Atasheve të Mbrojtjes dhe shtimi i shteteve partnere me të cilat nënshkruajmë marrëveshje SOFA (Status of forces agreement) janë hapat të cilat do t’i ndërmarrim drejt anëtarësimti të plotë në NATO”, tha Albin Kurti në prezantimin gojor të dhjetëra zotimeve zgjedhore.

Programi, i paelaboruar, por i dhënë gojarisht shpejt-e-shpejt nga Albin Kurti, megjithatë del të jetë sadopak më tregues se ai i 2021’ës ku kishte shënjues-pa-referent si “ne i konsiderojmë polikat e mbrojtjes dhe të sigurisë si vektorë të politikës së jashtme” por nuk konkretizonte gjë.

Kurti nuk shpjegoi se çka ka të bëjë shtimi i marrëveshjeve “SOFA” me anëtarësimin e Kosovës në NATO. Veç tha se do të shtohet angazhimi me katër shtetet mosnjohëse të kësaj aleance, përkatësisht Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Rumunia.

SOFA (Status për Forca të Armatosura) është një marrëveshje bilaterale mes një vendi nikoqir dhe të huaj që përcakton statusin ligjor të personelti të ushtrisë së huaj që operon në atë shtet.

Për shembull: përcakton ligjet e cilit vend i aplikohet trupave të ushtrisë së huaj, si juridiksioni penal ose civil mbi ushtarët – më së shpejti duke i dhënë shtetit dërgues juridiksion eksluziv mbi veprat penale që mund të kryejë personeli në detyrë; mbron edhe personelin nga arrestimi dhe përndjekja ligjore në shtetim pritës.

Tjetër: Personeli i ushtrisë së huaj zakonisht përjashtohen nga taksimi lokal, detyrimet që burojnë nga importet dhe kërkesave për viza.

Në pak fjalë: përkthehet njëfarë baëancimi mes sovranitetit të shtetit pritës dhe nevojave operacione të ushtrisë së huaj.

Megjithatë Misioni Paqembajtës i NATO-s, KFOR-i, ku marrin pjesë dhjetëra shtete në bazë të Rezolutës 12/44 veçse ‘gëzojnë’ këto imunitete ligjore dhe të lëvizjes së lirë të pandërprerë duke qenë nën kornizë të një rezolute të lëshuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Çka thuhet në Marrëveshjen “SOFA” mes Kosovës dhe ShBA-së të ratifikuar në vitin 2012 në Kuvendin e Kosovës?

Në dokumentin e miratuar nga ShBA-ja, në Departamentin e Mbrojtjes, p.sh stipulohet që juridiksioni penal mbi ushtarët amerikan i takon Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njeh rëndësinë e veçantë të kontrollit disciplinar nga auroitetet e Forcave të Armatosura të ShBA-së ndaj personelit amerikan, dhe, prandaj, autorizon Qeverinë e ShBA-së që të ushtrojë juridiksionin penal ndaj personelit të ShBA-së gjatë kohës sa janë në Republikën e Kosaovës”.

Ambasada propozon që çfarëdo automjeti që operohet, në atë kohë, eksluzivisht nga Departameti i Mbrojtjes së ShBA-së, mund të hyjë, dalë, dhe të lëvizë lirshëm brenda territorit të Kosovës, dhe se automjete të tilla nuk do t’i nënshtrohen pagesave...”

Zotimet e mandatit që shkoi...

Me të marrë qeverisjen e vendit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s si dhe antëarësimin në Kartën e Adriatikut të NATO-s.

Pa nevojë të thuhet që nuk janë përmbushur, Misioni Paqembajtës i NATO-s – që operon me Rezolutë 12/44 – ka shtuar praninë e saj në vend si pasojë e tensioneve të sigurisë në vend.

Lajme të ngjashme