Koncepti i ri, misioni i vjetër, autori identik – Ditari i Buzhalës nga java e ardhshme pak më ndryshe
Tjetër koncept. I njëjti mision. Dimensioni tjetër. Autori nuk ndryshon. Madje as synimi. Ditari i Buzhalës nga java e ardhshme do të jetë pak më ndryshe.
Tani do të ketë edhe mysafirë. Nga të gjitha fushat, duke filluar nga politika, akademia, diplomacia e çka jo tjetër.
Për 20 episodat e parë, Ditari i Buzhalës ka marrë dhenë, duke kaluar në pjesën e epërme të hierarkisë mediale për nga ndikimi, për ç’gjë jemi tejet të kënaqur.
Ky besim i juaji po na shtyen edhe më shumë, megjithëse parapëlqejmë të ecim ngadalë e të mos bëjmë hapa prapa.
Retrospektiva
Të rikthehemi pak në fillim dhe të shohim çka kemi diskutuar deri më tash.
Ditari i Buzhalës këtë sezon filloi me Specialen, gjegjësisht dënimin ndaj Gucatit e Haradinajt. Vazhdoi me rikthimin e kryeministrit Kurti nga ShBA-ja, kurse kulmi u regjistrua në episodin e tretë.
Skandali me ryshfet në ministrinë e Liburn Aliut. Kjo temë ishte parësore edhe në episodin e katërt.
Pasoi Vjosa Osmani si presidente e një njeriu, ndërsa më pas çështja kaloi te jeta kulturore, Sunny Hill.
“Toka e Premtuar” e Dua Lipës dhe raporti mes organizatorit e ekzekutivit sa i përket çështjes së organizimit, ishte një nga temat më të përmendura këtë verë.
Në fund palët u pajtuan që, i njëjti festival të mbahet edhe në Prishtinë, ani pse themeluesi Dukagjin Lipa, përmes një letre kishte konfirmuar se nuk kanë gjetur akordin për tokën dhe obligohen të ndryshojnë lokacion.
7-shi qe i destinuar për vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë. Radha ishte për Besnik Bislimin, zëvendës-kryeministrin e Republikës së Kosovës.
Në episodin e nëntë u fol për “shaminë e avokatit Arianit Koci”. Ky i fundit mori dhenë në rrjetet sociale kosovare duke e apostrofuar një çështje tejet të ndjeshme në vendin tonë, çështje kjo edhe 11 episoda më pas, do të diskutohej sërish.
Urrejtja e VV-së ndaj UÇK-së ishte tema kryesore e episodit të 10. Në të 11-tin u veçua dallimi mes një banditi dhe një patrioti, kurse më pas u përmend edhe Dritan Abazoviq.
Një historik i shkurtër ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, zuri vend në dy pjesë radhazi, atë të 13-ën dhe të 14-ën.
Vizita e Kurtit në ShBA ishte numër 15, shkatërrimi i ekonomisë nga Kurti 16, kurse në tre pjesët para shamisë u komentuan simpatizantët e VV-së që po i hanë foret e Vuçiqit, si po i frikëson njerëzit linçimi publik i VV-së ndaj mediave dhe Albin Kurti si komandat i “Shtalbit të Përgjithshëm”.
Çka tash?
Autori veçse e ka bërë të ditur emrin e mysafirit të parë. Ai është gazetari nga Shqipëria Bledi Mane.
Kujtojmë, për shumëkë ky emër thotë mjaft, pasi i njëjti u bë viral për një deklaratë interesante lidhur me turizmin, e ku kritikoi kosovarët.
Më shumë nuk do të ishte e udhës. Tash iu mbetet juve që të na ndiqni në të gjitha platformat në përgjithësi, e në kanalin zyrtar në rrjetin social “Youtube” në veçanti.
Më poshtë episodi i plotë. Shikim të këndshëm.

