Zyrtare: FIFA e ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës, në mënyrë që Katari të luajë i pari
FIFA tashmë e ka bërë zyrtare se data e fillimit të Kupës së Botës ka ndryshuar, krejt kjo për arsyen që nikoqiri Katar ta nisë turneun duke luajtur i pari.
Fillimisht, Kupa e Botës 2022 ishte caktuar të fillonte të hënën më 21 nëntor me ndeshjen hapëse Senegal – Holandë.
Megjithatë, pas kërkesave nga organizatori, organi qeverisës ka vendosur ta ndryshojë datën e fillimit të turneut për një ditë, të dielën më 20 nëntor, në mënyrë që Katari të luajë i pari.
Bureau of the FIFA Council confirms #WorldCup 2⃣0⃣2⃣2⃣ opening ceremony and match 🇶🇦 v. 🇪🇨 brought forward one day as stand-alone event to 20 November, at 19.00. 🇸🇳 v. 🇳🇱 rescheduled from 13.00 to 19.00 on 21 November. pic.twitter.com/GsktwYNYCl
— FIFA Media (@fifamedia) August 11, 2022
Ndeshja e Katarit me Ekuadorin do të fillojë në orën 18:00 të dielën, e jo në datën origjinale të hënën më 21 nëntor.

Ky vendim nuk do të bëjë shumë ndryshime në kalendarin e ndeshjeve të Kupës së Botës, pasi përballja e vetme e cila do të preket është ajo mes Senegalit dhe Holandës.
Rivalët e Grupit A do të luajnë në orën 18:00 të hënën, pra në orarin paraprak të Katarit.
Dje gjatë ditës u raportua për një ndryshim të tillë por që ende nuk e kishte miratuar zyra e Këshillit të FIFA-s, pjesë e së cilës janë Gianni Infantino dhe liderët e të gjitha konfederatave.
Siç kishte raportuar TheAthletic se ky vendim shumë shpejt do ta marrë formën e prerë, ashtu edhe ndodhi, pasi që vetëm një ditë më pas vendimi u aprovua zyra e këshillit të FIFA-s.
Vendimi i ri nënkupton se Kupa e Botës në Katar do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
Katari nuk e ka organizuar këtë turne asnjëherë; në fakt, ky vend nuk ka marrë pjesë kurrë në Kupën e Botës, duke u bërë vetëm shteti i dytë që merr prej pa u kualifikuar përmes ndeshjeve kualifikuese që prej Italisë në vitin 1934.
Qëllimi i Katarit për këtë kërkesë ishte që ekipi i vet kombëtar ta nisë Kupën e Botës dhe ta bëjë këtë me një ceremoni madhështore, përfshirë hedhjen e fishekzjarrëve para ndeshjes hapëse të Katarit.
Ndeshja e Katarit në Kupën e Botës pritet të zhvillohet në stadiumin Al Bayt, i cili ka 60 mijë ulëse.

