FIFA e ndryshon datën e fillimit të Kupës së Botës, në mënyrë që Katari të luajë i pari
FIFA pritet ta ndryshojë datën e fillimit të Kupës së Botës, në mënyrë që nikoqiri Katar ta nisë turneun duke luajtur i pari.
Fillimisht, Kupa e Botës 2022 ishte caktuar të fillonte të hënën më 21 nëntor me ndeshjen hapëse Senegal – Holandë.
Megjithatë, pas kërkesave nga organizatori, organi qeverisës do ta ndryshojë datën e fillimit të turneut për një ditë, të dielën më 20 nëntor, në mënyrë që Katari të luajë i pari.
Ndeshja e Katarit me Ekuadorin do të fillojë në orën 18:00 të dielën, e jo në datën origjinale të hënën më 21 nëntor.

Ky vendim nuk do të bëjë shumë ndryshime në kalendarin e ndeshjeve të Kupës së Botës, pasi përballja e vetme e cila do të preket është ajo mes Senegalit dhe Holandës.
Rivalët e Grupit A do të luajnë në orën 18:00 të hënën, pra në orarin paraprak të Katarit.
Ky vendim, megjithatë, ende nuk është aprovuar nga zyra e Këshillit të FIFA-s, pjesë e së cilës janë presidenti Gianni Infantino dhe liderët e të gjitha konfederatave kontinentale.
The Athletic raporton se ky vendim për datën e re të fillimit të Kupës së Botës do të aprovohet shumë shpejt.

Vendimi i ri nënkupton se Kupa e Botës në Katar do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.
Katari nuk e ka organizuar këtë turne asnjëherë; në fakt, ky vend nuk ka marrë pjesë kurrë në Kupën e Botës, duke u bërë vetëm shteti i dytë që merr prej pa u kualifikuar përmes ndeshjeve kualifikuese që prej Italisë në vitin 1934.
Qëllimi i Katarit për të kërkuar që ekipi i vet kombëtar ta nisë Kupën e Botës është që ta bëjë këtë me një ceremoni madhështore, përfshirë hedhjen e fishekzjarrëve para ndeshjes hapëse të Katarit.
Ndeshja e Katarit në Kupën e Botës pritet të zhvillohet në stadiumin Al Bayt, i cili ka 60 mijë ulëse.

