Hamza e Abdixhiku bisedojnë para seancës ku pritet deklarata e përbashkët e Kuvendit ndaj Aktgjykimit të Hagës - NACIONALE

Hamza e Abdixhiku bisedojnë para seancës ku pritet deklarata e përbashkët e Kuvendit ndaj Aktgjykimit të Hagës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar bisedime me Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pas konsultime gjithëpartiake për deklaratën e përbashkët që pritet të miratohet në Kuvend për Aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Burime të Nacionales kanë treguar se më në fund edhe LDK-ja ka pajtuar të votohet me kontribuimet e veta në tekstin e deklaratës.

Lajme të ngjashme