Futbollisti homoseksual që synon të luajë në Kupën e Botës në Katar
Ish-lojtari i MLS ligë, Collin Martin, synon të luaj në Kampionatin Botëror 2022 që mbahet në Katar. Kjo nuk do të ishte befasi, pasi që të gjithë lojtarët synojnë përfaqësimin e vendit, por Martin është i deklaruar si homoseksual dhe homoseksualiteti është i ndaluar me ligj në Katar.
27-vjeçari në MLS, luajti për D.C United dhe Minnesota United, ndërsa tani luan për San Diego Loyal në kategorinë e dytë të futbollit amerikan.
Martin ishte duartrokitur që doli haptas si homoseksual në vitin 2018, dhe tani ai synon që ta përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht të gjitha rrethanave.

“Gjithsesi se do të shkoja në Kupën e Botës, nëse do të thirresha. Sigurisht ëshë hipotetike, por do të ishte një nderë,” tha Martin për US Sun.
“Mendoj se do ta nderoja komunitetin tonë në mënyra të ndryshme, pra komunitetin e homoseksualëve, do ta bëja me respektin më të madh. Do ta bëja të zëshme dhe të ditur që një lojtar homoseksual po luan në Kampionat Botëror, nuk do duhet të ishte problem dhe sigurisht do të doja të isha respektuar.”
“Mendoj se jo vetëm homoseksualët janë të shqetësuar nga vendi pritës, sepse ka pasur shumë zëra kritik për gjëra të tjera për shtetin që do ta organizojë. Të drejtat e njeriut kanë qenë në pyetje shumë herë dhe gjithashtu të drejtat e grave, se si ai shtet i sheh dhe pranon gratë.”
“Sigurisht, në rastin tim ka shqetësime dhe jo vetëm. Nëse do të shkoja të luaja, a do të lejohesha të luaja? A do të pranohesha? Çfarë abuzime do të merrja nga tifozët në stadium?”
“Mendoj se ka disa punë që duhet bërë për këtë çështje dhe disa shqetësime që duhen rregulluar, por nëse njerëzit nuk do të mund të shkonin në stadium me një person të gjinisë së njëjtë, kjo do të ishte një problem i madh”, përfundoi Collin Martin.
Natyrisht se kjo është vetëm dëshira e lojtarit që ta përfaqësojë vendin e tij dhe të bëjë jehonë për komunitetin që i takon, por që është shumë pak e mundshme që të luajë në Kampionat Botëror, pasi që luan në nivelin e dytë të ligës amerikane.

