"Më në fund jam vetvetja" – Benevenuto bëhet gjyqtari i parë i FIFA-s që deklarohet homoseksual - NACIONALE

"Më në fund jam vetvetja" – Benevenuto bëhet gjyqtari i parë i FIFA-s që deklarohet homoseksual

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Gjyqtari brazilian, Igor Benevenuto, është bërë gjyqtari i parë i FIFA-s në histori që është deklaruar homoseksual, këtë e zbuluar vetë ai duke folur për vështirësitë që ka kaluar gjatë tërë viteve sa gjykon ndeshje futbolli.

41-vjeçari, konsiderohet një nga gjyqtarët më të mirë të renditur nga shteti i tij në renditjen e FIFA-s për vitin 2021.

Ai e pranon se është dashur që të bëjë një jetë të dyfishtë (lidhje me të dy gjinitë në të njëjtën kohë) pothuajse për dy dekada, ndërsa u shpreh i gëzuar se më në fund është vetvetja, pasi u deklarua publikisht.

Duke folur për Globoesporte këtë të premte, gjyqtari brazilian dha një rrëfim të sinqertë të betejave të tij për të fshehur seksualitetin e tij, ndërsa u ngrit në grada si gjyqtar.

“Futbolli është një sport për të cilin jam rritur duke pasur urrejtje për të. Nuk e duroja dot atmosferën, kulturën dhe paragjykimet. Për të mbijetuar mes rrethit shoqëror të cilët luanin futboll gjithmonë, unë u bëra një personazh tjetër. Futbolli ishte lojë e burrave dhe që në moshë të re e dija se isha homoseksual. Nuk mund të kishte vend më të mirë për të fshehur seksualitetin se në futboll. Por për të luajtur nuk ishte një opsion afatgjatë, kështu që zgjova të bëhesha gjyqtar. Unë tani jam 41-vjeçar dhe 23 nga to ja kam kushtuar gjykimit të ndeshjeve. Deri në këtë moshë asnjëherë nuk kam qenë vetvetja, homoseksualët mësohen me këtë lloj jetese. Ne fshehim orientimin tonë që mos të zhgënjehen heteroseksualët. Kam kaluar gjithë jetën time duke sakrifikuar për ta mbrojtur veten nga dhuna fizike dhe emocionale nga homofobët. Prandaj unë hyra në një sport të burrave siç njihet në vendin tim, kjo është edhe arsyeja pse them se e urrej futbollin.”

Benevenuto vazhdoi të tregojë lehtësimin e tij pasi u deklarua homoseksual, dhe se nuk kishte më se pse ta fshihte të vërtetën rreth tij.

“Nga sot e tutje më nuk do të jem nga ato versionet e Igorit që kam krijuar për t’iu ikur sulmeve, më në fund jam vetvetja.”

Lajme të ngjashme