Fanella e krenarisë e homoseksualëve bën që lojtarët ta bojkotojnë lojën më të rëndësishme të klubit - NACIONALE

Fanella e krenarisë e homoseksualëve bën që lojtarët ta bojkotojnë lojën më të rëndësishme të klubit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtatë lojtarë në Ligën Kombëtare të Ragbit në Australi do ta bojkotojnë një ndeshje shumë të rëndësishme për shkak të vendimit të klubit të tyre për ta veshur një fanellë të krenarisë së homoseksualëve.

Të enjten, Manly Warringah Sea Eagles do të bëhet ekipi i parë në këtë garë që e vesh fanella që e promovojnë gjithëpërfshirjen e LGBT-së në sport.

Por lojtarët nuk janë konsultuar për këtë dhe disa prej tyre e kundërshtojnë atë për arsyeje fetare dhe kulturore.

Klubi ka kërkuar falje për mënyrën se si është marrë me këtë situatë.

Trajneri i Des Hasler ka thënë se klubi e ka bërë një gabim të madh, i cili shkaktoi huti të madhe, parehati dhe dhimbje për shumë njerëz, veçanërisht për grupin e njerëzve të drejtat e të cilit po përpiqej t’ia mbronte.

Në një konferencë për media të martën, ai i kërkoi falje komunitetit LGBT dhe lojtarëve të përfshirë.

“Ata nuk u përfshinë në bisedimet tona dhe më e pakta, ata është dashur të konsultoheshin”, tha Hasler.

Sipas rregullave të ligës, lojtarët e ekipit të njëjtë nuk mund të veshin fanella të ndryshme.

Mediat lokale i kanë identifikuar shtatë lojtarët si Josh Aloiai, Jason Saab, Christian Tuipulotu, Josh Schuster, Haumole Olakau'atu, Tolu Koula and Toafofoa Sipley.

Ndeshja e së enjtes vlerësohet si shumë e rëndësishme për mundësitë e klubit për të arritur në finale të Ligës Kombëtare të Ragbit në Australi dhe qëndrimi i lojtarëve ka shkaktuar kritika në rrjetet sociale.

“Çfarë më mllefos mua, dhe gjithmonë më ka mllefosur, është se lojtarët e bojkotojnë një ndeshje për shkak të një ylberi por kurrë nuk e bojkotojnë një bashkëlojtar i cili akuzohet për dhunë kundër grave apo për ndonjë sjellje të pamoralshme, për të cilën të gjithë ata pajtohen se nuk e pranojnë”, shkroi Pam Whaley në Twitter.

Të tjerët i akuzuan shtatë lojtarët për hipokrizi, duke nënvizuar se klubi sponsorizohet nga një kompani e birrës dhe një agjenci e basteve.

Lajme të ngjashme