Hamza: Teksti për Deklaratën është harmonizuar, pres përkrahje të deputetëve
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka konfirmuar raportimin e gazetës Nacionale se partitë politike janë pajtuar për tekstin e deklaratës së përbashkët për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se teksti i deklaratës është harmonizuar dhe tani pret që atë ta votojnë të gjithë deputetët.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres përkrahje të deputetëve të Kuvendit për këtë deklaratë”, ka thënë Hamza.