Kërkesa për ndaljen e grevës nga hoxhallarët nxit kundërshtime: "Mos u përzieni në punët e shtetit" - NACIONALE

Kërkesa për ndaljen e grevës nga hoxhallarët nxit kundërshtime: "Mos u përzieni në punët e shtetit"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kërkesa për ndalje të grevës në arsim nga institucionet fetare dhe hoxhallarë të vendit, ka nxitur një debat të ri në debatin e përgjithshëm publik të Kosovës. Kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, hoxha Osman Musliu dhe myslimanët brenda Vetëvendosjes, janë ata që kanë bërë thirrje për ndaljen e grevës, mirëpo kjo thirrje nuk është pritur mirë nga analistë të politikës.

Përplasja mes analistëve të zhvillimeve politike dhe hoxhallarëve ka filluar pas kërkesave të këtyre të fundit për ndaljen e grevës në arsim.

Të martën myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka bërë thirrje për ndalje të grevës.

Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovës për pagë të dinjitetshme, ngase mësimdhënësit kanë mision të shenjtë, janë arsimuesit, edukuesit dhe pedagogët e fëmijëve tanë. Thërras SBASHK-un që për hir të misionit që bartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës, aty ku e kanë vendin”, ka thënë Tërnava.

Tërnava gjithashtu, i bëri thirrje Qeverisë e Kuvendit që të miratojnë Ligjin e Pagave pasi sipas tij, është koha për unitet dhe mbështetje të njëri-tjetrit.

I bëj ftesë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që sa më parë të miratojnë Ligjin për Paga, e në këtë kuadër, kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë. Të gjithë jemi të bindur që nuk është koha për përplasje e barrikadime, por për unitet veprues, urtësi, mençuri e mbështetje për njëri-tjetrin. Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollës, kurse shërbyesit civilë në krye të detyrës”, është shprehur Tërnava.

Përveç Tërnavës, edhe Mulla Osman Musliu, ka thënë se ai personalisht s’është paguar për 38 vite, duke nënkuptuar që kërkesa e SBASHK-ut për 100 euro është e tepërt.

Unë jam për me u ndalë greva në arsim e me fillu mësimi. Sepse me të vërtetë këta kanë hy në udhë pa kry. Po më pengon si hoxhë e si prind. Në realitet është tepru. Në kushte normale, një muaj ditë mos me pasë mësim, është pak e tepërt. Kaniherë kur thojnë disa arsimtarë kemi punuar në vitet e 90-ta. Hoxhollarët prej 1912 kemi punu qysh kemi punu. Unë jam që 38 vjet imam edhe kurrë në jetë time s’kam pasë rrogë”, ka thënë Musliu në Politiko.

“Mos u përzini në punët e shtetit”

Por, deklaratat e hoxhallarëve, sipas analistëve po dalin të jenë të pavend dhe të panevojshme.

Opinionisti Halil Matoshi, ka kërkuar që feja të mos përzihet në punët e shtetit dhe se tendenca e Tërnavës është kundërkushtetuese.

Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit! Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit ndaj feve dhe mospërfshirja e fesë në çështjet politike (të shtetit); Sëkëndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhsnëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) âsht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm. Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta!”, ka shkruar Matoshi.

E analisti i zhvillimeve politike, Ilir Mirena ka kërkuar nga hoxhallarët që “me nejt para xhematit t’vet”.

Sipas Mirenës thirrje që të punohet pa para janë të ulta.

Pse vlla s’trusin me nejt para xhematit t’vet, po folin palidhje?! Po get deri t’ju kthehet shefi prej Japonise. Qysh mundet dikush me jetu 38 vjet pa te ardhura, me kriju e me mbajt familje? Jane disa mundesi - je parazit e t’mbajne te tjeret, je fizikisht i paafte per pune e edhe ne kete rast te mbajne te tjeret, ke te ardhura qe nuk i ke deklaru dhe nje Zot dhe ti e di kah t’kane ardhur, ose ke zbulu ndonje formul me jetu vetem me oksigjen… Ate pasulin qe e hajshe me Albinin dikush eshte desht me pagu. Sen s’ka belesh n’kete dynja, o hoxho… PS: Perndryshe shume e ulet me i rekomandu dikujt ne Kosove me punu pa pare…”, ka shkruar Mirena.

Ndër plot shkrime, analisti Valon Syla, ka reaguar përsëri, kësaj radhe ai e ka quajtur Vetëvendosjen parti “minimarksiste-mesjetare”.

Syla thotë se pushtetit po tenton që përmes hoxhallarëve të ndikojë në ndaljen e grevës në arsim, e që kjo sipas tij, është logjikë mesjetare.

Ai i ka reaguar edhe hoxhes, Osman Musliu, duke e pyetur atë se kush e ka paguar atë pasi që tha se ka punuar pa rrogë për 38 vjet.

Hej çfarë kombinimi interesant. Janë çu hoxhallarët kunder protestave, pasi që ky islamisti Gola si kryenegociator i VV'së deshtoj me bind SBASHK'un. Ky pak edhe me tarikate dështoi. Menihere u çu pas tij Naim Tërrnava si origjinal Suni, me konferencë dhe me zgjidhje...Mulla Osmani MC R&B tha qe 38 vjet skam marrë rrogë. Çka kanë mësuesit që po lypin. Pytja është kush ja u paska jep rrogën Hoxhës qê hajke pasul me Albin Kurtin.”, ka shkruar ndër të tjera Syla.

Edhe analisti, Imer Mushkolaj ka kërkuar që hoxhollarët të merren me xhamia.

Kur merresh me punë që s'të takojnë. Merruni me xhamia, o vllazën.”, ka shkruar Mushkolaj.

Përndryshe tash e një muaj, mësimdhënësit janë futur në grevë. Qeveria dhe grevistët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për ndaljen e grevës.

Lajme të ngjashme