Jasharaj pas takimit me Osmanin: Ose nga 100 euro në muaj, ose greva vazhdon - NACIONALE

Jasharaj pas takimit me Osmanin: Ose nga 100 euro në muaj, ose greva vazhdon

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Rrahman Jasharaj, pas takimit që e kishte me presidenten e vendit Vjosa Osmani, ka thënë se greva do të vazhdojë nëse qeveria nuk jep nga 100 euro në muaj deri kur të bëhet ligji i pagave.

“Qeveria duhet të ulet dhe të bisedojë me ne për realizimin e kërkesave tona, pra 100 euro çdo muaj deri kur të bëhet ligji i pagave”, ka thënë Jasharaj në konferencën për medie.

“Problemi deri këtu ka ardhur në mungesë të dialogut me Qeverinë e Kosovës. Ne e lutem presidenten që ta shfrytëzojë pozitivisht autoritetin e saj, të ndikojë që sot, që nesër të ulemi me përfaqësuesit e qeverisë ngase i thamë edhe asaj, pakoja me 50 euro nuk është realizim i kërkesave tona”.

“E morëm mbështetjen për ligjin për skemat pensionale dhe me tërë forcat e saj do të angazhohet, që ta arrijnë të kenë pensionion e merituar të punës… Uroj që shembullin e presidentes ta marrin edhe kryeministri e ministrat që sot, që nesër të ulemi të bëjmë zgjidhje… 100 euro deri në ligjin për paga, ose greva do të vazhdojë”, ka thënë ai.

“Presidentja edhe në bazë të autorizimit, nuk e ka të merret drejtpërdrejt me kërkesat tona, por i kërkuam të fillojë me angazhimet dhe ta orientojë kërkesën nga pala tjetër, ne jemi për dialog dhe tash e sa muaj kemi pritur për dialog.. kërkuam nga ajo që t’i lusë e ti nxisë që të ulemi që të bëjmë zgjidhje”, shtoi ai.

Jasharaj tha se ia ka bërë me dije edhe presidentes që greva do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme