Kadyrov me fjalor të papranueshëm: Nato po nxit konflikt në Kosovë - NACIONALE

Kadyrov me fjalor të papranueshëm: Nato po nxit konflikt në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri çeçen Ramzan Kadirov – që është edhe aleat i madh i presidentit rus Vladimir Putin – ka folur po ashtu për situatën në Kosovë.

Ai është shprehur se ka një palë të tretë (përveç Kosovës dhe Serbisë) që po kërkon konflikt, dhe ajo sipas tij është NATO.

“Kjo është një situatë shumë komplekse në të cilën ka një palë të tretë si nxitëse – NATO-ja. Për këtë çështje, është e pamundur që të bëhemi qoftë me serbët qoftë me kosovarët.” – u shpreh ai.

Kadyrov deklaroi më tej se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e njihte mirë NATO-n dhe (sic.) mjetet që kjo e fundit i përdorte për të nxitur konflikte.

“Pasi po e kuptojnë se planet po iu dështojnë në Ukrainë, aleanca Perëndimore ka vendosur që të hapë plagët e vjetra që po shëroheshin në Ballkan. Dhe është për të ardhur keq që njëra prej palëve, të cilën po e nxit Nato, janë myslimanët e Kosovës.” - vazhdoi argumentimin e tij të paqëndrueshëm z. Kadyrov.

Përkundër asaj që ka thënë lideri çeçen, në fakt KFOR-i vazhdimisht ka bërë thirrje për ruajtje të paqes në Kosovë.

KFOR reagoi edhe gjatë ditës së djeshme duke shprehur gatishmërinë për intervenim nëse situata do të përshkallëzohej.

Lajme të ngjashme