Egërsohet propaganda serbe, merr përkrahje edhe nga propaganda ruse
Tensionet në veri të Kosovës po vazhdojnë, derisa strukturat paralele serbe janë mobilizuar për t’i dalë kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime përmes barrikadimit. Por, përtej terrenit po ndodh një propagandë tmerruese nga Serbia.
Serbia ka nisur një fushatë të egër propagande në mediet sociale të internetit pas fjalëve të sotme nga Aleksandër Vuçiq.
Pretendimet e tyre janë se Ushtria e Kosovës (FSK) do të sulmonte gjatë natës së sotme vendbanimet me shumicë serbe në Veri. Këto janë mbështetur edhe nga Russia Today.
“Kosova po planifikon që të sulmojë serbët,”- shkruhet në njërin prej lajmeve nga propaganda ruse.
Në artikull thuhet që se këtij sulmi “nuk do t’i rrinë indiferentë serbët” kur vjen puna te sulmet direkte te “liritë e tyre”.
Ndërkohë, sipas Agjencisë EHA News, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se Kosova planifikon që të sulmojë veriun e Kosovës gjatë mesnatës.
#BREAKING #Serbia|n President #Vucic:
— EHA News (@eha_news) July 31, 2022
▪️"Kosovan Serbs won't allow persecution anymore."
▪️"If someone in #Kosovo attempts to harm Serbs, it will have a high price."
▪️"Kosovo plans to attack the north of Serbia at midnight." pic.twitter.com/jEXn8UEgz0
“Nëse dikush në Kosovë provon të lëndojë serbët, kjo do të ketë çmim të lartë,”- ka thënë ai.
Propagandën serbe po e çojnë përpara fatkeqësisht edhe shumë qytetarë të rëndomtë. Marko Vujoviq, është shprehur se “ka nisur Operacioni Stuhia e Zezë”. Stuhia si term ishte përdorur edhe nga autoritetet serbe, për ta përshkruar vendosjen e rregullit nga autoritetet kosovare.
⚡⚡⚡Strong Kosovo forces are moving towards the north of Kosovo where Serbs live. Operation Black Storm Begins#Serbia #Kosovo pic.twitter.com/cG1qWpm3LV
— Marko Vujovic (@MarkoVu73036176) July 31, 2022
Ndërkohë që drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën dhe Metohinë” në kuadër të Qeverisë së Serbisë, ishte shprehur se “fjalëpërfjalshëm ferri do të vijë në ditët e ardhshme”, me nënkuptimin se do t’iu cenoheshin liritë dhe të drejtat politike serbëve të Kosovës.
Por, më i njohuri gjatë ditës së sotme për propagandë u bë një bashkëpartiak i Vuçiqit me emrin Vladimit Gjukanoviq.
Duke i duartrokitur fjalimit luftënxitës të presidentit serb Vuçiq, ai kishte kërkuar “denazifikim” të Ballkanit. Ky term ishte përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin para se të niste pushtimin e Ukrainës.
“Çdogjë po më thotë se Serbia do të detyrohet që ta fillojë denazifikimin e Ballkanit. Do të doja ta kisha gabim.” – kishte thënë ai.
Све ми се чини да ће Србија бити принуђена да крене у денацификацију Балкана. Волео бих да грешим.
— Владимир Ђукановић 🇷🇸 (@adv_djukanovic) July 31, 2022
Edhe Gjukanoviq kishte përmendur shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë, duke i bërë jehonë kësaj propagande serbe.
Por, fatmirësisht ka pasur edhe zëra të arsyeshëm serbë që i kanë dalë kundër kësaj propagande. Aktivisti opozitar Balsha Bozhoviq është shprehur me guxim duke i dalë kundër luftës dhe propagandës së pushtetit të Vuçiqit:
“Unë nuk i përkrah ustashës... as çetnikët. Lufta nuk është opsion për qytetarët e Serbisë. Ashtu si Putini, ju përdorni termin “denazifikim” për të justifikuar agresionin tuaj ndaj kombeve, identiteteve dhe politikave antifashite që ju pengojnë të realizoni ëndrrën e një Serbie të madhe.” – ka thënë ai.
