“Jo veç Kurtin, do t’i mbështesë të gjitha qeveritë e ardhshme”: Politikani serb që sfidon Listën Serbe flet fjalë të mëdha
Jo veç Albin Kurtit, por “do t’i ofrojë mbështetje secilës qeveri ose kryeministër të ardhshëm”, ka thënë në një intervistë me Nacionalen, politikani serb Boban Bogdanoviq, një prej mbështetësve më vokalë të shtetësisë së Kosovës.
Bogdanoviq, i cili synon edhe t’i futet politikës për të garuar kundër Listës Serbe, përmes një platforme pajtimi ndëretnik dhe njohje të ndërsjellë, na thotë se me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “nuk mund të them se kam marrëdhënie miqësie, por bashkëpunoj konform nevojave të Republikës së Kosovës”.
Politikani serb na thotë se “pragmatizimi im politik karshi Republikës së Kosovës” si dhe “dëshira ime që Republika e Serbisë ta njohë realitetin politik” i krijon atij “provleme të tmerrshme” si dhe “kërcënime të vazhdueshme me jetë”.
Bogdanoviq flet për një takim të zhvilluar me Kurtin në dhejtor të vitit të kaluar, dhe thotë se biseda me të “ishte në kuptim të problemeve të komunitetit serb në Kosovë” dhe se “kanë pasur një bisedë të jashtëzakonshme”.
“Kemi hapur të gjitha temat në kuptimin e problemeve të komunitetit serb në Kosovë, në kuptimin e problemeve me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës kur janë negociatat dhe zgjidhja kur flitet për procesin me Serbinë”, na tha ai.
“Unë kur jam në Kosovë mbi të gjitha takohem me kolegët e mi shqiptarë, që nga dhjetori nuk jam takuar me kryeministrin Kurti për shkak te obligimeve që ai ka; dhe une nuk mundem t’i bashkrendoj terminet, por për cdo rast çka dua të them është që marrëdhënia jonë nuk mund të thuhet se është miqësi, marrëdhënia jonë është konform asaj që është e nevojshme për Republikën e Kosovës”.
Ndryshe nga frazimi që politikanët serb i bëjnë shtetësisë dhe autoriteteve të Kosovës, Bogdanoviq shprehet se Albin Kurti dhe Vjosa Osmania “për mua janë kryeministër dhe presidente e këtij shteti”. Por, edhe të gjithë akterët politikë kosovarë, ai u quan “bashkëbiseduesë të mi...sepse jemi në të njëjtën anë”.
“Kjo anë e njëjtë në të vërtetë është krijimi i shtetit demokratik modern me qëllimin që të arrijmë t’i pajtojmë popullin serb dhe shqiptar, ta përfundojmë procesin me njohje reciproke e qe nesër pa kufij së bashku të shkojmë në NATO dhe BE”, i tha ai Nacionales.
Politikani serb nuk zgjerohet të flet për skenën e brendshme politike kosovare, por shprehet se “brenda dy muajsh” synon të kyçet organizisht në politik.
“Tash e përshendes politikën e kësaj qeverie që mundohet ta rrumbullakësoj këtë proces”.
“Mua më vjen keq në këtë moment që nuk ekziston ndonjë qëllim i përbashkët i të gjithë faktorit politik që kishte këtë qeveri dhe qeveritë e ardhshme që pas zgjedhjeve do të bëheshin do t’i shikonte dhe rrumbullakësonte në menyrën më të mirë të mundshme atë proces të njohjes së ndërsjellë me Republiken e Serbisë”, tha ai.
Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Bogdanoviq, shpreht se si akterë politikë, epilogu i vetëm duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Madje, ai thotë se kjo edhe “do ta shpëtonte Serbinë”.
“Ishte periudha kur e kemi shpëtuar Kosovën tash është koha shpëtojmë Serbinë”, shprehet ai.
“Dhe nese e ndërtojme një shoqëri moderne demokratike në Kosovë dhe nëse mundemi ta bëjmë me ndihmë të Quintit procesin e njohjes së ndersjellë do të nënkuptonte paqe e përjetshme edhe ne Serbi dhe pastaj ne ne Serbi do ta kishim një fillim të ri dhe shansin që ta zhvillojmë shoqërinë të cilën stagnon që 30 vjet shume keq, çka po ndodhe vendit tim”, përfundoi Boban Bogdanoviq.