JAVA: Ngjarjet kryesore të këtyre shtatë ditëve që s’bën kurrqysh t’i humbni - NACIONALE

JAVA: Ngjarjet kryesore të këtyre shtatë ditëve që s’bën kurrqysh t’i humbni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi i kryeministrit, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqi që pritet të mbahet më 27 shkurt, ka qenë një ndër temat kryesore gjatë javës që po e lëmë pas. Ndërkohë, rasti i zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit dhe skandali i martin Berishajt, ishin temat tjera që u komentuan gjerë e gjatë gjatë javës.

Takimi Kurti-Vuçiq

Të hënë më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Ky takim pritet të jetë ndër më të rëndësishmit që ka pasur Kurti me Vuçiq.

Para takimit, palët ndërkombëtare janë aktiviziuar, ku kanë kërkuar nga Kurti që të jetë konstruktiv.

Një telefonatë dhe një intervistë – janë dy metodat që ShBA-ja zgjodhi për të përçuar pritshmëritë e saj nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel.

Derek Chollet, këshilltar i sekretarit amerikan të shtetit, Anothony Blinken bisedoi përmes telefoni me Kurti, ndaj të cilit kërkoi që takimi të jetë konstruktiv.

Shpreha qëndrimin se është koha për të diskutuar për Asociacionin e Koumunave me shumicë serbe. Si Kosova, ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar gjatë procesit të dialogut.” - shkroi Chollet në Twitter.

Ndërkaq, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell e emisari për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë fjalë të mëdha për takimin Kurti-Vuçiq.

Ndërkaq, Kurti për takimin ka thënë se do të jenë konstruktiv.

Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ.” – ka thënë Kurti të shtunën në mbledhjen e Këshillit të VV-së.

Në anën tjetër, partitë opozitare kanë thënë se Kurti të hënën do të nënshkruaj Asociacionin.

Zhdukja e mostrave të Deharit

Zhdukja e mostrave të rastit të Astrit Deharit vazhdon të jetë kryetemë e javëve të fundit.

Nacionale raporti për skandalet në Instituti i Mjekësisë Ligjore, aty ku u zhdukën këto mostra.

Nacionale raporti se në këtë institucion tash po alarmohet për ndërhyrje flagrante politike nga kabineti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Sindikata e IML-së qysh para tetë muajve e kishte paralajmëruar Haxhiun për intervenimet e këshilltares politike të saj, Nazlie Bala.

Ndërkohë, për këtë rast edhe në Kuvendin e Kosovës pati një përplasje mes deputetit të PDK-së, Hysen Berisha dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Pas përmendjes se emrit të Astrit Deharit nga Berisha, reagoi ministrja Haxhiu me fjalë të ashpëra ndaj tij.

Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë Astrit Dehari! Asnjë fjalë! Asnjë fjalë! Ju i keni duart me gjak!” – ka thënë ajo.

Berisha i PDK-së, pas dy ditëve ka thënë se kur PDK do të jetë në pushtet do të hetojë zhdukjen e këtyre mostrave.

Në anën tjetër, Prokuroria ka intervistuar, deputetin Haki Abazi i cili ditë më parë ngriti pretendime për zhdukjen e mostrave.

Skandali Martin Berishaj

Skandali financiar i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ndaj Berishajt është inicuar këllëzim penal nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj që është edhe kryesues i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Çka është ky zell për ta mbrojtur Martin Berishajt, kur ai ka gënjyer në komision. Ai na ka gënjyer në sy. Prandaj, unë në cilësinë e kryetarit të këtij komisioni kam detyrim, edhe si parti politike kemi diskutuar, ta procedoj kallëzimin penal nesër për këtë person, në cilësinë e kryesuesit të komisionit parlamentar, sepse gënjeshtra nuk mund të kalojë.” - kishte thënë Selmanaj në Kuvend.

Po ashtu, Emisioni "Tarča", ose kthyer në shqip "Objektivi" që transmetohet në "Prime Time" të televizionit shtetëror slloven, ka raportuar për skandalin ku përfshihet edhe Berishaj.

Në anën tjetër, pushteti vazhdon të mbrojë Berishajn.

Duhet të theksojmë sejavaqë po e lëmë pas ishte tragjike. Për një javë, shtatë qytetarë humbën jetën ndërsa të lënduar mbeten 109 të tjerë.

Lajme të ngjashme