Kurti për dialogun: I kemi mirëpritur emisarët sa herë kanë ardhur, jemi shku sa herë na kanë ftuar
Albin Kurti, kryetar i VV-së e njëhert edhe kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim para aktivistëve të LVV-së, ku ka folur për shumë tema.
Sigurisht, çështja e dialogut nuk ka munguar në fjalimin e tij. Kurti ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se kanë shkuar në Bruksel, sa herë e kanë ftuar.
“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar. Kemi mirëpritur emisarët special nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë dhe e do të jem të përkushtuar, parimor, konstruktiv e kreativ. Dialogu në Bruksel është dialog për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve. Statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal, e status normal është ai i fqinjësisë së mirë evropiane. Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprocitetin si princip.” - ka thënë Kurti.
Ndryshe, Kurti nuk ka dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit, përveç se ka thënë se Kosova do të angazhohet në mënyrë konstruktive e creative në dialog.