Java e Kurtit përballë pjesëtarëve të NjSI-së dhe opozitës për "Zajednicën" në Kuvend - NACIONALE

Java e Kurtit përballë pjesëtarëve të NjSI-së dhe opozitës për "Zajednicën" në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Protesta e njësisë elitare të Policisë së Kosovës dhe raportimi i kryeministrit, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës ishin ndër ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas. Të dy këto ngjarjet nxitën reagime të jashtëzakonshme dhe përplasjes mes pushtetit dhe opozitës. Çka ndodhi?

Protesta e NjSI-së

Njësia Speciale Intervenues e Policisë së Kosovës gjatë javës që po e lëmë pas ka protestuar kundër Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestës ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë dhe shtesat të tjera.

Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësa për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, sot jemi mbledhur para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë tona në lidhje me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë, si dhe mospërfshirjës së shtesave tjera” – ka thënë një polic që lexoi deklartën.

E kjo protestë nuk i pëlqeu kryeministri Kurti e ministrit Sveçla të cilët dolen më disa të dhëna të çuditshme, duke thënë se policët që protestuan janë paguar mbi 2 mijë euro.

Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat).” – ka thënë ndër të tjera Kurti.

Por kjo gjuhë duket se nuk e ka frikësuar NjSI të cilët sipas raportimeve pritet të protestojnë përsëri.

Përplasja në Kuvend

Kryeministri Kurti ka raportuar në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet në dialgoun me Serbinë.

Gjatë kësaj seance ka pasur përplasje të jashtëzakonshme mes tij dhe opozitës.

Draft statuti i ri i Asociacionit nuk është “Zajednicë”, të paktën kështu deklaroi kryeministri Kurti që në hyrje të fjalimit të tij para deputetëve.

“Kjo qartazi nuk është Zajendicë, ashtu siç e parashishin marrëveshjet 2013 dhe 2015. Sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme. E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bënë të qartë se mekanizimi që d të themelohet ka karakter koordinues dhe bashkëpunes. Pra, nuk do ti paragjykoj e as të ndërhyjë në kompetenca e ushtrimit publik të komunave dhe organeve qendrore.” – shtoi Kurti.

E këto deklarata të Kurtiti pasuan pastaj me një debat të gjerë, ku opozita kritiko qasjen e Kurtit.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, vlerësoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta menaxhojë dialogun me Serbinë.

Po themi po ashtu se përfundimi në një situatë ku ne jemi bërë pjesë e një marrëveshje bazë e jo përfundimtare; pa njohje de jure, dhe me autonomi të gjerë për serbët në Kosovë, është përfundim katastrofal.” - ka thënë Abdixhiku.

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së përmendi se Kurti ka pranuar Asociacionin, të cilin dikur e kundërshtonte ashpër.

Lej ato frazat pa nënshkrim, s’ka pranim, ka zbatim. O Albin, o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim, kjo po shihet. Tash kë ke dal me mashtru ti? Këta (deputetët e VV v.j.)? Këta i mashtron lehtë, por neve nuk mundesh me na mashtru” – tha Krasniqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi kryeministrin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë, duke thënë se një gjë e tillë mund ta favorizojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Me dashje apo pa të, Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat” – tha ai.

Debati në Kuvend vazhdoi edhe me përplasje të tjera të deputetëve të opozitës me Kurti dhe pushtetin.

Lajme të ngjashme