Kuvendi përfundon seancën 9 orëshe: Debate të ashpra, ‘Zajednica’, Thaçi, çka u tha? - NACIONALE

Kuvendi përfundon seancën 9 orëshe: Debate të ashpra, ‘Zajednica’, Thaçi, çka u tha?

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pas plot nëntë orëve seanca e Kuvendit të Kosovës e cila nisi me raportimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me takimet në Bruksel. Për nëntë orë, u diskutuan shumë çështjëe. Më poshtë, gjeni një përmbledhje të situatave më të rëndësishme të kësaj seance.

Draft statuti i ri i Asociacionit nuk është “Zajednicë”, të paktën kështu deklaroi kryeministri Kurti që në hyrje të fjalimit të tij para deputetëve.

“Megjithatë, si udhëheqës i qeverisë dhe politikan dua të them një këndvështrim politik për draftin. E para, drafti në vlerësimin im politik e ndërpret trashëgimin mosnjohes të Kosovës që ishte cimetuar në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015. Pra, në gjykimin tim politik drafti ka një qartësi se ai përket njohës se Replikës së Kosovës si një shet i pavarur. “ – tha ai.

“Kjo qartazi nuk është Zajendicë, ashtu siç e parashishin marrëveshjet 2013 dhe 2015. Sepse asisoj do të ishte edhe e padiskutueshme. E dyta, drafti në vlerësimin tim politik e bënë të qartë se mekanizimi që d të themelohet ka karakter koordinues dhe bashkëpunes. Pra, nuk do ti paragjykoj e as të ndërhyjë në kompetenca e ushtrimit publik të komunave dhe organeve qendrore.” – shtoi Kurti.

Përplasjet me opozitën

Gjatë gjithë seancës pati pyetje, përgjigje e kundërpërgjigje. Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës nuk munguan.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, vlerësoi se kryeministri Kurti nuk ka ditur ta menaxhojë dialogun me Serbinë.

“Po themi po ashtu se përfundimi në një situatë ku ne jemi bërë pjesë e një marrëveshje bazë e jo përfundimtare; pa njohje de jure, dhe me autonomi të gjerë për serbët në Kosovë, është përfundim katastrofal.” - ka thënë Abdixhiku.

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së përmendi se Kurti ka pranuar Asociacionin, të cilin dikur e kundërshtonte ashpër.

“Lej ato frazat pa nënshkrim, s’ka pranim, ka zbatim. O Albin, o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim, kjo po shihet. Tash kë ke dal me mashtru ti? Këta (deputetët e VV v.j.)? Këta i mashtron lehtë, por neve nuk mundesh me na mashtru” – tha Krasniqi.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kritikoi kryeministrin Kurti që s’po e ndan draftin për Asociacionin të propozuar nga emisarët perëndimorë, duke thënë se një gjë e tillë mund ta favorizojë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Me dashje apo pa të, Albin Kurti po i bën favor Aleksandar Vuçiqit, duke mos shpalosur informacione dhe duke i mbajtur në raportin konfidencial informatat” – tha ai.

Kurti ndërkaq, disa herë tha se nuk mund të bëjë të ditura detaje nga draft statuti i Asociacionit, pasi pesë emisarët kërkuan një gjë të tillë.

Kah fundi i seancës, deputetët e opozitës nuk lejuan që Kurti të përfundojë fjalën e tij.

“E para, unë nuk kam thënë formalizim i Kushtetutës, por formalizim i ekzistueses… Kryetar, a mund bre kryetar, se për besë…Unë mund t’u jap dije e informacion, por jo edukatë.” – tha ai fillimisht.

Kurti e vazhdoi fjalën, por përsëri u ndërprit: “Kryetar, kryetar, kryetar…duhet të ndalet”.

Kurti e përmend Thaçin

Shefi i Qeverisë nuk la pa e përmendur edhe një herë letrën që ish-kryeministri Hashim Thaçi ia kishte dërguar shefit të NATO-s në vitin 2013, për mosdërgimin e FSK-së në veri pa leje të KFOR-it.

Kurti në Kuvendin e Kosovës ka thënë se ajo letër është “katastrofë”.

“Ajo që e tha ministri Aliu, kufirin e kemi shumë të gjatë me Serbinë. Në Leposaviq, e në Zubin Potok e Zveçan, duhej me e ru ushtria, por më 19 prill 2013, kryeministri Thaçi ia ka dërgu një letër ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, që FSK-ja s’e kalon Ibrin. Katastrofë është qajo letër, unë jam i kushtëzum në raportet me NATO-n për shkak të asaj letre.” – tha ai.

“Trego a është gabim a në rregull qajo letër, kufirin nuk ta mbron policia si ushtria. Mos të ishte ajo letër, ne e kishim pas FSK-në në veri, nuk e kemi, por na duhet me këto vegla e mjete ta bëjmë maksimumin.” – shtoi tutje Kurti duke iu drejtuar deputetit të PDK-së, Ferat Shala.

Në fund të seancës, kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se kanë mbetur edhe 11 pika nga seancat e kaluara për mbajtjen e të cilave, do të njoftohet ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme