“Zajednica nuk kalon”: Çka kishte thënë Kurti për Asociacionin gjatë raportimit të fundit në Kuvend? - NACIONALE

“Zajednica nuk kalon”: Çka kishte thënë Kurti për Asociacionin gjatë raportimit të fundit në Kuvend?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për draftin që e ka pranuar më 21 tetor nga pesëshja diplomatike në Prishtinë dhe për takimin që ka pasur me liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Hera e fundit kur kryeministri kishte raportuar para deputetëve për procesin e dialogut ishte marsi i këtij viti.

Duke dhënë detaje për Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, ai kishte folur edhe për Asociacionin.

Madje, para deputetëve, ai ishte zotuar se me te në pushtet “Zajednica” nuk do të kalonte kurrë.

Ai i kishte akuzuar partitë opozitare se ato e kishin pranuar “Zajednicën”.

Unë e kam të qartë që ju keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon. Se Zajednicën e keni pranu ju, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015, qatje e keni bo Zajednicën, por ajo nuk bëhet. Ju nuk e keni zbatu, unë nuk ua zbatojë.”, kishte thënë Kurti.

Në këtë seancë, ai kishte përmendur me emra të deputetët që kishin votuar marrëveshjen e vitit 2013.

Zajednica ka kalu këtu në Kuvend. Zajednica nuk kalon, Zajednica nuk ka kalu në gjykatë, Zajednica nuk ka kalu në popull, Zajedncia as në kryeministri e në Qeveri, por të ju ka kalu. Përfshirë edhe deputeten, se harrova me e përmend, e tash po e kuptoj pse po bën zhurmë. Pra, me datën 27 qershor 2013 edhe deputetja Ganimete Musliu e ka votuar Zajednicën”, kishte thënë Kurti.

Duket se tani kryeministri ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

Ai tashmë ka treguar se e ka pranuar draftin e ri të BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në takimit e 21 tetorit nga emisarët amerikan dhe evropian na është thënë se drafti për vetemenaxhim, që e kanë sjell, është shkruar me kujdes ndaj shkronjës dhe strukturës së Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe që nëse do të nënshkruhet aty parashihej që ta kontrollonte Gjykata Kushtetuese menjëherë. Pra, që Gjykata Kushtetuese jep vlerësimin e saj për kushtetutshmërinë e këtij propozimi si përgjigje”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media.

Ai ka bërë me dije se është kërkesë e emisarëve që të mos jepen detaje.

Ne e respektojmë kërkesën e pesë emisarëve, derisa të na kërkohet që të mos flasim konkretisht për të. Por, më e rëndësishmeje është që emisarët kanë deklaruar që e kanë shkruar me kujdes duke pasë parasysh Kushtetutën dhe ligjin dhe se përgjigjen për çfarëdo dileme gjithnjë do ta jep Gjykata Kushtetuese. Për bindjen tonë të fuqishme, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë, nuk do të duhet asnjëherë të harrojë se sa shumë tashmë ka bërë Republika e Kosovës për serbët në Kosovë, të drejtat të cilat janë të pashembullta edhe në vet Evropën, ndërkohë që kemi dëgjuar shpesh se flitet për model evropian të zgjidhjes”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme