“Po ju lyp Vuçiqi”; “Po rren”; “Mo se të qorton Lajçaku”: Raundi i dytë i përplasjeve të Kurtit me Krasniqin dhe Abdixhikun - NACIONALE

“Po ju lyp Vuçiqi”; “Po rren”; “Mo se të qorton Lajçaku”: Raundi i dytë i përplasjeve të Kurtit me Krasniqin dhe Abdixhikun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportimin i kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë në Kuvend është përcjell me replika të ashpra në mes të tij dhe opozitës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë qenë më të zëshmit në këtë drejtim.

Në raundin e dytë të replikave, Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë po i do PDK-në dhe LDK-në në bisedime.

Ndërsa, liderët opozitarë e kanë akuzuar kryeministrin se ka pranuar autonomi për serbët e Kosovës.

Kritikat e opozitës nuk i kanë pëlqyer kryeministrit Kurti. Ai është nervozuar dhe është lëshua në fyerje ndaj opozitës.

Nuk kam ndryshuar as koncept e as qëndrime, po gjatë kësaj rruge nëpër pozita që kam pasur nuk mujë me e pasë strategji identike. Ajo ka ndryshu. Po e ritheksoj unë bëj minumin e pranimit të realitetit për maksimunin e ndryshimit të tij”, ka thënë Kurti.

Më tej, ai ka thënë se presidenti serb po i kërkon ata.

Presidenti i Serbisë nuk po e do këtë Asociacionin e draftit të emisarëve. A e dini çka po donë ai? Ai po e do qat Zajednicën e juaj. Ai po thotë vetëm 2013 dhe 2015 dhe asgjë tjetër nuk pranon. Vështirësitë më të mëdha gjatë bisedimeve në Bruksel i kemi këtu. Ai po thotë asgjë tjetër nuk pranojë, vetëm 2013 dhe 2015. Pra, ai po ju lyp juve, ai po ju donë juve. Nuk po e don draft-statutin e emisarëve, ai po e do marrëveshjen me juve. Po thotë ku janë ata? Ata po i du unë. Juve po iu donë, ju do fortë juve ai. Por s’jeni ju mo. Jeni në opozitë. Qeveria është tjetër”, ka thënë Kurti.

Ndaj këtyre kritikave i pari ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai e ka këshilluar kryeministrin që të mos bie në provokime.

Më shumë dola t’i them kryeministrit mos bjer në provokime, mos trego më shumë se të çorton Lajçaku. E ke dhënë fjalën s’kam me tregu, mbaje fjalën, rri mirë. Edhe ata tani ta rrehin shpinën, se ka nisë me të pëlqy kjo rrahje e shpinës”, është shprehur ai.

Edhe më i ashpër ka qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se shefi i qeverisë po gënjen.

I pari i LDK-së është shprehur i bindur se Kurti e ka pranuar autonomi për serbët e Kosovës.

E ka pranu. Po ju rren. Dokumenti do të del. E di çfarë po flasë, po ju rren, po ju mashtron. Ka dhënë autonom, jo më asociacion. E Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar dhe kërkon njohje de facto, jo njohje de juro. Dhe këtu na flet po keni qef, ju kërkon juve, i kërkon ata. Po ju flet masave, e kuptoj, por nuk e mirëkuptoj. Sepse sot po shkelur mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë. Si flen ky njeri?”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se Kurti duhet të mbaj përgjegjësi që i ka mashtruar qytetarët e Kosovës për 10 vite.

Duhet me mbajt përgjegjësi që e ke rrejt këtë vend për dhjetë vjet, kanë vdekur njerëz, ia ke humb të ardhmen këtij vendi. Tash bën propagandë, mos i mashtro këta njerëz, se dokumenti del”, është shprehur i pari i LDK-së.

Lajme të ngjashme