Java e barrikadave, Vjosa Osmanit, Speciales dhe Rrahman Jasharajt - çka ndodhi?
Gjatë javës që po e lëmë pas pati shumë ngjarje, por më kryesore mund t’i lexoni në tekstin më poshtë. Barrikadat në veri, aplikimi i Kosovës në BE-së, Gjykata Speciale, votimi i buxhetit për vitin 2023 e shpallja e personalitetit të vitit nga Nacionalja, fjalimi i presidentes Osmani, janë disa nga kryetemat e javës. Çka ndodhi?
Barrikadat
Janë bërë një javë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit. Raportohen se janë gjashtë barrikada të vendosura në rrugët në komunat veriore, teksa të shtunën mbrëma është raportuar se është vendosur edhe një barrikad e re.
Aktualisht situata në këtë pjesë të Kosovës është e qetë ndërkaq, kërkesa për largimin e barrikadave ende nuk është pranuar nga ana e serbëve.
Pavarësisht kërkesave nga ndërkombëtarët që këto barrikada të largohen “menjëherë” ato po vazhdojnë të qëndrojnë ndërsa Qeveria e Kosovës po pret që KFOR-i t’i largojë ato.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke e pritur KFOR-in për t`i larguar ato.
"Mbase me se miri do të ishte të hiqen prej atyre që janë vendosur. Mirëpo ata që i kanë vendosur barrikadat janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim. Nuk janë këto barrikada civile. Në anën tjetër, ne kemi dhënë kohen e kërkuar prej KFORi-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret", ka thënë Kurti në një intervistë për ATV.
Në anë tjetër, Serbia ka bërë kërkesë për kthimin e 1 mijë trupave në veri të Kosovës. Ende nuk dihet përgjigja që i është kthyer atyre.
Në këtë situatë, Policia e Kosovë po vazhdon të mbajë sigurinë në veri të vendit anipse ka raportime se ata po punojnë pa ndërrime.
Aplikimi në BE
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar gjatë javës aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në ceremoninë e nënshkrimit, krerët e shteti thanë se kjo është një ditë historike ndërkaq, një ditës pas nënshkrimit, kryeministri Kurti dorëzoi në Pragë dhe jo Bruksel zyrtarisht aplikimin e Kosovës.
Ky aplikim u pa si veprim vetëm për konsum të brendshëm ndërsa dihet se procesi deri në pranimin e Kosovës në BE do të jetë i gjatë.
Dënimi i “Calit”
Gjykata Speciale të premtën më 16 dhjetor ka dënuar me 26 vjet burgim, ish-komandatin e UÇK-së, Salih Mustafa – Cali.
Mustafa u gjet fajtor sipas Trupit Gjykues, në 3 nga 4 pikat për të cilat akuzohej.
Trupi Gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për pikën një të akuzës, ndalim arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për pikën 3, torturë, si dhe me 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.
Trupi gjykues ka vendosur që dënimi unik, për Komandant "Calin" të jetë 26 vjet burgim, duke marrë parasyshë edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.
Për dënimin e tij pati reagime të shumta.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim ishte indinjues. Përveç Kurtit edhe kryetari i PDK-së e AAK-së por edhe deputetë të pozitës e opozitës e qytetarë reaguan për dënimin e Mustafës.
Ndërsa deri më tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Rrahman Jashari – personaliteti i vitit nga Nacionale
Bordi redaktorial i gazetës Nacionale ka shpallur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn personalitet të viti 2022 për disa arsye.
Për të lexuar arsyet e shpalljes së Jasharajt si Person të Vitit 2022, ftoheni të klikoni KËTU.
Ndër ngjarjet tjera është edhe votimi i buxhetit të shteti për vitin 2023. Ky buxhet pritet të jetë 3.2 miliardë euro. Opozita nuk mori pjesë në votimin e buxhetit teska me 65 vota për u miratua buxheti.
Gjithashtu gjatë kësaj jave presidentja, Vjosa Osmani mbajti fjalimin vjetor. Fjalimi i saj u kritiku siç u kritikua edhe ajo si “përçarëse” e “jo unfikuese”. PDK e AAK nuk morën pjesë fare gjatë fjalimit të saj, teksa LDK-ja ishte prezente.






