Java: "Dy dorëheqje dhe 50 euro nuk mjaftojnë"
“Dy dorëheqje nuk mjaftojnë” për dhunimin e 11-vjeçares dhe ndarja e 50 eurove nga Qeveria ‘nuk mjaftojnë për të ndalur grevën’. Këto janë dy nga ngjarjet kryesore të javës që po lëmë pas.
Rasti i dhunimit seksual të një vajze 11 vjeçare ka tronditur opinionin. Ajo dyshohet se u dhunua për shtatë orë nga pesë persona.
Të dyshuarit, mënjeherë u kapën nga Policia e Kosovës dhe u dërguan në paraburgim pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Pas kësaj, mediet raportuan se 11-vjeçarja ishte dhunuar e trafikuar edhe në muajin qershor të këtij viti. Mirëpo, si atëherë edhe tash, organet e rendit nuk ia dolën që ta mbrojnë atë, prandaj u kërkua edhe përgjegjësi.
Në total deri më tani janë 11 të arrestuar në lidhje me rastin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.
Kryepolici dha dorëheqje, dy të tjerë u shkarkuan, njëri nga ta u shkarku nga pozita që s’e kishte ushtruar kurrë. Kësisoj pushteti provoi që të ruante imazhin përmes disa dorëheqjeve të pozitave më pak vendimarrëse duke i mbrojtur ato kyçe, si për shembull - ministrat.
Një protestë masive u organizua në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për 11-vjeçaren, e rasti u dënua nga krerët e shtetit e nga i gjithë populli.
Kryeministri, Albin Kurti, me një gjuhë të ashpër kërkoi nga Prokuroria dhe Gjykatat, që lëndët e veprave penale, e të ndryshme të mos pushojnë pa hetime dhe dënime.
Greva
Me 25 gusht Bashkimi i Sindikatave të Pavarurar të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Bashkuara e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), shpallën grevën e përgjithshme në nivel vendi.
Nga ajo ditë greva e tyre po vazhdon.
Pas shpalljes së grevë, pushtetit mori vendimet që t’iu ndalë pagat kushdo që grevon e nuk punon.
Arsyetimet e Kurtit ishin që “nuk mund të paguhet dikush që s’punon”. Bile ai tha se po shantazhohen nga SBASHK-u.
“Në një Kosovë ku testet e PISA-s po naj nxjerrin 3/4 e fëmijve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi.”, ka thënë Kurti.
E rrogat e grevistëve të muajit gusht nuk dolën, mirëpo kjo nuk ndali SBASHK-un që të vazhdojnë grevën.
Më i zëshëm ishte kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili pavarësisht kërcënimeve e linçmimve nga ana e vartësve të pushteti, nuk u tërhoq.
Ishte ish-këshilltari i Kurti, Elvis Hoxha i cili goditi me gjuhën më të rëndë të mundshme, kryetarin Jasharaj.

Jasharaj në një intervistë për Nacionalen, u pyet për ofendimin e Hoxhës, për të cilin ka thënë se nuk do t’ia falë kurrë.
Së fundi, Qeveria e Kosoëvs, pa i ftuar për dialog, doli me një pako të re të ndihmës.
Në këtë pako sipas Qeverisë, punëtorët e sektorit publik do të ndihmohen me nga 50 euro për çdo muaj të këtij viti fiskal.
Kjo gjë u kundërshtua nga sindikatat duke lënë të kuptohet që greva do të vazhdojë.
Përndryshe, Kurtit u kritikua për ndërrimin e qasjes së tij ndaj punëtorëve dhe sindikatave, të cilat për të dikur, si opozitar, ishin mjeti më i rëndësishëm, teksa ministri i Financave, Hekuran Murati, të shtunën 3 shtator, u bë i bardhë nga mielli që iu hodh në drejtim të tij nga anëtarë të PSD-së, si shenjë revolte ndaj ndaljes së pagave.
Reciprociteti
Nga 1 shtatori, qytetarët mund të lëvizin lirshëm dhe pa dokumente shtesë, pvetëm me letërnjoftime, në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.
Kjo gjë u arrit pas një marrëveshje gojore mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të respektuar marrëveshjen e nënshkruar më 2011.
Megjithatë, Serbia nëpër pikat e kalimit kufitar ka vendosur disa pankarta njoftuese.
Aty thuhet se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe njohja e dokumenteve është vetëm për arsye praktike të lëvizjes së lirë.
Ndërkohë, Kurti ka bërë thirrje ndaj serbëve që të bëjnë edhe konvertimin e targave në RKS.
Ndryshe pas gati një muaji, redukimet me energji elektrike janë stabilizuar. Por dihet se një dimër i vështirë na pret.







