Qeveria s’u lëshoi pagat as atyre, ç’faj kanë zjarrfikësit? - NACIONALE

Qeveria s’u lëshoi pagat as atyre, ç’faj kanë zjarrfikësit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Çështja e pagave duket të ketë kaluar suazat e jashtë-normales. Ato nuk i kanë pranuar as zjarrfikësit.

Gazeta Nacionale ka pranuar ankesa nga disa zjarrfikës, për atë se pagat nuk u kanë dalë sipas planit, ose siç ndodhte deri tash.

“Ç’faj kemi ne zjarrfikësit? Pse na vendosën edhe ne në këtë mes?”, tha një lexues i Nacionales që ushtron profesionin e zjarrfikësit.

Një qeveri normale nuk do duhej t'ua ndalte pagat as grevistëve, por po thirret në një nen që është i interpretueshëm.

“Sipas nenit 18 paragrafit 1, detyrimi i punëdhënësit për ta paguar punëtorin sa është në grevë pezullohet, ne kemi bërë kërkesë nga organizatat buxhetore që të përditësojnë listat e tyre, të bëjnë përditësimet me kohë që të respektohet ligji për grevat”, shtoi mes tjerash ai.

Kujtojmë se Nacionale pak çaste më parë raportoi për hakmarrjen e qeverisë ndaj grevistëve.

Tutje gazeta merr vesh se përfaqësuesve të kuvendeve komunale nuk u janë lëshuar pagat, e as nëpunësve civilë poashtu.

Duhet përmendur se grevat në sektorin publik të nisura nga 25 gushti i këtij muaji, i ka lënë punëtorët e arsimit dhe grevistët të tjerë pa paga në muajin të cilin veçse jemi duke e lënë pas.

Në anën tjetër, Ministri i Financave, Hekuran Murati, duket se nuk e ka ndërmend të negociojë me grevistët për të ardhur deri te një zgjidhje e kësaj bllokade.

Përkundrazi, me anë të një konference të jashtëzakonshme për medie, ai tha se grevistëve dhe mësimdhënësve nuk u janë ekzekutuar fare pagesat. Përveç kësaj, ministri ka bërë një mal akuzash në formë nënkuptimesh në drejtim të Sindikatës së Arsimit.

Ai i ka fajësuar organizatat buxhetore, siç janë komunat dhe disa të nivelit qendror, për këto vonesa.

“Por, meqenëse që përditësimi i tyre nuk është bërë me kohë nga këto organizata buxhetore, ka qenë e pamundur të procesohen pagat e tyre, Në ditën e sotme janë procesuar vetëm organizatat buxhetore që kanë arritur t’i kompletojnë listat e përditësuara”, kishte deklaruar Murati.

Opozita kundër

Qasja e qeverisë së Kosovës në raport me sindikatat dhe grevistët nga shumë zëra opozitarë është lexuar si paradoks për shkak se Kosova qeveriset nga një subjekt i rreshtuar ideologjikisht si i majtë, ideologji e cila konceptualisht përkrah organizimin sindikal dhe të drejtat e punëtorëve.

Mirëpo, qeveria e Kurtit tash e disa kohë ka hapur një betejë me sindikatat, sidomos asaj të arsimit, përkundër që si opozitë kishte thënë se do të angazhohet për të drejtat e tyre.

Ndryshim radikal ky, dhe atë brenda një kohe të shkurtër, 2019 - 2022. Veç tre vjet.

Paralajmërim-padia

Këshilli Grevist i BSPK-së në një konferencë ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati, pas paralajmërimeve të këtij të fundit se do t’u ndalen pagat gjatë kohës së grevës.

Kreu i këtij këshilli, Rrahman Jasharaj, shtoi se kanë kërkuar që të jenë unik dhe të vazhdojnë grevën.

“Ne punojnë dhe do të zgjasë deri në momentin që qeveria Kurti ta ndryshojë qasjen. Greva do të duket edhe në opinion edhe më 1 shtator, të cilët po qëndrojnë edhe në punë, por më 1 shtator me këtë qasje, fëmijët do t’i gjejnë në shtëpi.

Deklarata skandaloze e qeverisë e cila po mundohet të ndjellë frikë, është arsyeja që ne nuk dorëzohemi. Ligji për greva nuk ka dhënë asnjë mënyrë tjetër dhe qëndrimi i grevistëve është dinjitoz. Një deklaratë e sekretarit u bë për përkëdhelje nga ndokush prej Qeverisë”, thuhej në reagimin e BSPK-së.

Lajme të ngjashme