Flet sërish Rrahman Jasharaj: Nuk ia fali Elvis Hoxhës, Albin Kurti po shtiret sikur nuk më njeh - NACIONALE

Flet sërish Rrahman Jasharaj: Nuk ia fali Elvis Hoxhës, Albin Kurti po shtiret sikur nuk më njeh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ka folur sërish për sulmin që ka marrë sot nga Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, kësaj here në transmetuesin publik.

“Isha në gjendje të rënduar shëndetësore. Sot e mora një fyerje nga një idiot, nga më i poshtri i Vetëvendosjes!” – u shpreh z. Jasharaj fillimisht.

Ai më pas përmendi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e për të cilin tha se po ashtu “nuk ia falë”.

“Ma ka rënduar shëndetin ai njeri. I kam përballuar sharjet e të gjithë njerëzve që m’i kanë bërë pa asnjë pikë faji... Dy njerëzve nuk jua fali, as sot e as kurrë. Më i poshtri në botë, Elvis Hoxha – argat dhe bashkëpunëtor i kryeministrit – por as kryeministrit Albin Kurti që po fshehet se nuk më njeh, e unë kam qenë pranë tij për t’i bashkuar trojet shqiptare.” – vazhdoi Jasharaj në një emision në transmetuesin publik.

Kryesindikalisti ka thënë se pret kërkimfalje edhe nga Albin Kurti, derisa nuk ka pranuar kërkimfaljen.

Lajme të ngjashme