"Jam kurreshtar ta di si duket ajo trysni" - Koha kur Kurti nuk e "njihte" presionin ndërkombëtar - NACIONALE

"Jam kurreshtar ta di si duket ajo trysni" - Koha kur Kurti nuk e "njihte" presionin ndërkombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pak çaste më parë, nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell u konfirmua se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targa.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia nuk do të lëshojë më të tilla për banorët kosovarë, kurse Kosova nuk do të vazhdojë tutje me gjoba sipas vendimit të deritanishëm.

E gjithë kjo duket të ketë ardhur pas presionit ndërkombëtar që kishte kryeministri.

Megjithatë, kujtojmë se i njëjti kishte deklaruar që nuk e njeh presionin dhe se këtë e lidhte me politikanët e korruptuar.

"Unë edhe më tutje nuk e di se si duket presioni ndërkombëtar. Madje jam kurreshtar ta di si duket ai presion", kishte thënë mes tjerash Kurti para dy vitesh.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme.

Lajme të ngjashme