Arrihet marrëveshja për targa
Është arritur marrëveshja për targa. Këtë e ka konfirmuar kryediplomati evropian, Josep Borrell.
“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t'u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell në Twitter.
Serbia will stop issuing licence plates with Kosovo Cities’ denominations & Kosovo will cease further actions related to re-registration of vehicles.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 23, 2022
I will invite the parties in the coming days to discuss next steps
I thank EUSR @MiroslavLajcak & the Parties for the hard work.
Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
"Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur", shtoi tutje ai.
Siç shkruan shefi i diplomacisë evropiane, ditëve të ardhme do të ketë edhe diskutime të tjera.
Bisedimet filluan gjatë ditës së sotme rreth orës 16:00, për të shkuar më pas në pauzë, një orë më pas, ku edhe filluan diskutimet e palëve me kryeqendrat.
Marrëveshjen e konfirmoi edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Bajrami, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" deklaroi se pas shumë orësh bisedime, palët gjetën gjuhën e përbashkët.
Tutje tha se tashmë i hapet rrugë marrëveshjes finale.
"Pas disa orësh, ne arritëm një objektiv: kemi marrëveshje. Tani bisedimet intensive për normalizim të plotë mund të fillojnë", tha Bajrami.
After long hours, we achieved our objective: we have an agreement!
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) November 23, 2022
Now the intensive talks on full normalisation can start.
Gjithashtu, presidentja Osmani, pak çaste më parë shkroi rreth marrëveshjes, duke falënderuar fillimisht Ambasadën Amerikane në Kosovë për mbështetjen dhe angazhimin në arritjen e marrëveshjes.
"Dua të falënderoj ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ShBA-në për angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të arritur marrëveshje në Bruksel. Mbështetja e tyre për dialogun është e domosdoshme. Kosova është falënderuese".
I want to thank @USAmbKosovo Jeff Hovenier and the U.S. Government for their active engagement in reaching today’s deal in Brussels. Their support for the dialog process b/w Kosovo & Serbia is indispensable. 🇽🇰 is grateful.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 23, 2022