“Ishte luftë, na duhej të blinim grurë dikah” - Arsyetimi skandaloz i ministres për blerjen e grurit nga kompania e ndërtimit - NACIONALE

“Ishte luftë, na duhej të blinim grurë dikah” - Arsyetimi skandaloz i ministres për blerjen e grurit nga kompania e ndërtimit

1 vit më parë

nga Vullnet Krasniqi

Dy javë pasi Nacionale publikoi hulumtimin e saj që shpërfaqte faktin skandaloz se Minsitria e Industrisë, Tregtisë dhe Industrisë, kishte blerë grurë për rezervën shtetërore nga një kompani e ndërtimit në Turqi, vet ministrja e Rozeta Hajdari, pas refuzimit të vazhdueshëm që të flasë për këtë temë, është detyruar ta pranojë “blerjen skandaloze”, duke dhënë gjithashtu një përgjigje skandaloze.

Sipas minsitres, Komisioni për negocimin e çmimit për rezervat e Grurit, ka pasur qëllim që vetëm ta mbushë hambarin e shtetit. Ajo ka përdorur luftën në Ukrainë dhe invazionin e Rusisë atje si arsye pse është vendosur që të blihet nga kjo kompani e ndërtimit.

“Në fillim të vitit kishim kërkesën për 10 mijë tonë grurë. Në këtë përpjekje, meqënese nuk kishim mundësi të hulumtomin më shumë, se ishte kohë lufte, ishte me rëndësi siguria shtetërore,siguria e popullit ”, tha minsitrja Hajdari, duke u distancuar menjëherë nga përgjegjësia.

Nuk jam marrë me negocim”, tha minsitrja duke ia gjuajtur topin anëtarëve të grupit negociues brenda minsitrisë së saj.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Ganimete Musliu, ministrja Hajdari ka bërë një arsyetim gjysmak por edhe skandaloz për këtë blerje. Fillimisht tentoi që të ndërronte radhitjen e aktiviteteve të kompanisë “Yafe Turizm Insaat Sanayi ve Ticare”.

Kompania thirret ‘Yafe’ kompani që merret me tregti, turizëm edhe ndërtimin. Kjo është portofoloi e kompanisë”, ka thënë minsitrja Hajdari.

Në fakt aktiviteti i parë i kompanisë në fjalë është ndërtimi, turizmi dhe më pas tregtia.

Përtej kësaj, kjo kompani është gati fantome edhe në listat e eksportuesve të Turqisë. Në portalin e eksportit të mbështetutur nga qeveria turke “turkishexporter.net” kompania nuk figuron askund. Nuk gjendet as në regjistrin zyrtar të kompanive në Turqi. Nëse e kërkon në google, herë del të jetë në Bursa të Turqisë, e herë në Sakary, një provincë turke. Fatura e siguruar nga Nacionale ishte lëshuar me 20 prill dhe bëhej fjalë për 23 mijë kilogram grurë që ishin blerë nga kjo kompani për 11 mijë e 477 euro. 48 centë kilogramin e grurit (480 euro toni), teksa çmimet e eksportit në atë kohë, sipas të dhënave të shtetit turk, nuk kanë qenë më shumë sesa 37 centë.

Ministrja Hajdari e cila përdori gjithashtu “elementin e sekretit shtetëror” e la përgjigjen në gjysmë duke mos kërkuar asnjë minut shtesë për të sqaruar një çështje kaq serioze. Por ajo që tha ajo, shton shumë dyshimet se MINT mund të ketë blerë nga kjo kompani shumë më shumë grurë, sesa fatura që ka siguruar Nacionale.

“Kemi blerë grurë duke importuar nga Franca dhe Turqia”, ka thënë minsitrja Hajdari, duke shtuar dyshimet se gruri nga Turqia mund të jetë blerë krejt nga kjo kompani ndërtimi.

Lajme të ngjashme