Mbi 44 mijë euro letra me vlerë, pasuria e ministrit Hekuran Murati - NACIONALE

Mbi 44 mijë euro letra me vlerë, pasuria e ministrit Hekuran Murati

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2024. Sipas deklarimit në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ministri Murati rezulton se zotëron rreth 44 mijë euro vetëm letra me vlerë dhe mbi 20 mijë euro cash.

Nga pasuritë e paluajtshme, Murati zotëron banesë dhe tokë në vlerë 61 mijë euro.

Murati ka deklaruar letra me vlerë në ‘Tesla Inc’ 26 mijë e 663 euro, në ‘Allianz SE’ 5 mijë e 556 euro, në ‘Volkswagen’ AG 2 mijë e 832, dhe në ‘Netflix Inc’ 11 mijë e 220 euro.

Sa i përket parave të gatshme, Murati ka deklaruar se ka më shumë se 20 mijë euro.

Ministri ka deklarauar në pronësi të aksioneve në shoqëri tregtare biznesin “Superprona” dhe “99 Ngjyra”, ku zotëron 50 për qind të aksioneve në të dyja.

Lajme të ngjashme