Banesë, biznes, para të gatshme dhe veturë - pasuria e deputetes Fitore Pacolli
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka deklaruar pasurinë e saj për vitin 2024 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Deklarimi i saj përfshin mbi 22 mijë euro në para të gatshme, aksione në biznes, një veturë dhe një banesë.
Pacolli ka deklaruar një banesë me vlerë 60 mijë euro si pasuri të paluajtshme, të cilën e posedon bashkë me bashkëshortin. Ndërkaq, si pasuri të luajtshme, ajo ka deklaruar një veturë Audi me vlerë 8 mijë e 500 euro, e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj.


Në lidhje me zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare, Pacolli ka deklaruar 25 për qind të aksioneve të “Defy Them Records LLC”, me një vlerë prej 5 mijë euro, të cilat gjithashtu janë në pronësi të bashkëshortit të saj.

Së bashku me bashkëshortin, Pacolli ka deklaruar mbi 22 mijë euro në para të gatshme.
